Bota 5 Prill 2025, 11:33 Nga VNA

Hetimi anti-Izrael i OKB-së vazhdon pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së dhe BE-së për t'a larguar hetuesen

Ndaje në Whatsapp
Hetimi anti-Izrael i OKB-së vazhdon pavarësisht përpjekjeve

Francesca Albanese, zyrtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në OKB me një histori antisemitizmi, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2028 pasi ankesat kundër saj u hodhën poshtë.

Francesca Albanese, hetuese e Kombeve të Bashkuara për Izraelin, e akuzuar për antisemitizëm dhe deklarata të ashpra kundër shtetit hebre, do të vazhdojë në detyrë deri në vitin 2028, pavarësisht përpjekjeve nga ligjvënës amerikanë dhe europianë si dhe grupe hebraike që kërkuan largimin e saj, konfirmoi të premten një seancë e posaçme e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Këshilli nuk trajtoi asnjë nga ankesat gjatë seancës në Gjenevë, Zvicër, çka do të thotë se Albanese mund të qëndrojë në pozitën e saj deri në vitin 2028.

Albanese, raportuese speciale për territoret palestineze të pushtuara, është kritikuar nga grupe hebraike, Izraeli, SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Gjermania dhe vende të tjera.

Ligjvënës në SHBA, Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë, si dhe grupe të fuqishme hebraike në SHBA, kanë kundërshtuar emërimin e saj javët e fundit.

Kritikët e saj pretendojnë se sjellja e saj nuk përputhet me standardet e paanshmërisë, integritetit dhe objektivitetit që kërkohen për këtë rol në OKB. Albanese ka cilësuar kritikat si një fushatë shpifëse, ndërsa mbështetësit e saj e shohin si një zë të fuqishëm për palestinezët.

Albanese, juriste italiane dhe pedagoge në Universitetin Georgetown, ka punuar më parë në Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), e cila është akuzuar nga Izraeli se përhap narrativa anti-izraelite dhe punëson persona të lidhur me terrorizmin.

Ajo u emërua në postin aktual në prill të vitit 2022. Kundërshtarët e saj paraqitën një sërë ankesash përpara një seance të Këshillit të OKB-së që duhej të miratonte raportuesit, të cilët zakonisht shërbejnë për mandate trevjeçare.

Pas ankesave, OKB-ja konfirmoi se Albanese është pjesë e një pakice raportuesish me mandat të përqendruar në një vend të veçantë, ndryshe nga ata me mandat "tematik". Të dyja grupet mund të qëndrojnë deri në gjashtë vjet në detyrë, por vetëm për tematike mandati ndahet në dy periudha trevjeçare. Për mandatin e saj nuk vlen kjo ndarje.

"Albanese mund të qëndrojë në detyrë deri më 30 prill 2028," tha një zëdhënës i Këshillit për të Drejtat e Njeriut për The Times of Israel.

Sipas rregulloreve të OKB-së, presidenti i Këshillit duhet të informojë anëtarët nëse një mbajtës mandati nuk i përmbahet standardeve të vendosura, sidomos përpara rinovimit të mandatit. Këto rregulla kërkojnë që hetuesit të jenë të paanshëm.

Komiteti koordinues i OKB-së për procedurat speciale hodhi poshtë ankesat kundër Albanese muajin e kaluar, sipas një dokumenti të ndarë nga UN Watch, një OJQ që ka dorëzuar ankesat. Gjatë seancës së së premtes nuk pati diskutime për pozitën e saj, dhe raportues të tjerë u miratuan pa debat.

Kritikët e saj dënuan vendimin për të injoruar ankesat.

“Rinovimi i mandatit të Francesca Albanese është një turp dhe njollë morale për Kombet e Bashkuara,” tha ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon. “Ajo është një antisemitike e njohur që ka shprehur jo vetëm pikëpamje të njëanshme ndaj Izraelit, por edhe retorikë urrejtjeje ndaj hebrenjve në përgjithësi.”

Anne Bayefsky, drejtoreshë e Institutit për të Drejtat e Njeriut në Universitetin Touro në Nju Jork, kërkoi që SHBA të ndërpresë financimin për Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.

“OKB-ja zbuloi anën e errët të funksionimit të saj anti-Izrael dhe anti-hebre sot,” tha ajo. “47 shtetet anëtare mund ta kishin larguar atë në përputhje me rregullat e OKB-së — por asnjë shtet, përfshirë Gjermaninë, nuk tha asnjë fjalë.”

Albanese ka bërë deklarata që përfshijnë: se “lobit hebre” kontrollon SHBA-në, ka krahasuar izraelitët me nazistët, ka mohuar se motivet e Hamasit më 7 tetor ishin antisemitike, ka fajësuar Izraelin për sulmin, ka refuzuar të njohë të drejtën e tij për vetëmbrojtje, dhe ka dënuar vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.

Zyrtarë të SHBA-së, si nga administrata Biden ashtu edhe ajo Trump, e kanë quajtur të papërshtatshme për postin. Misioni amerikan në OKB ka dërguar një letër për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së kundër qëndrimit të saj në detyrë. Komiteti për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan gjithashtu kërkoi refuzimin e mandatit të saj. Ish-emisari amerikan kundër antisemitizmit, Deborah Lipstadt, e ka quajtur sjelljen e Albanese “antisemitike dhe të papranueshme”.

SHBA është donatori kryesor i Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, duke kontribuar më shumë se 36 milionë dollarë vitin e kaluar.

Raporti i fundit i Albanese, i titulluar “Anatomia e një Gjenocidi”, akuzon Izraelin për një “proces kolonizimi të qëllimshëm dhe të gjatë” dhe nuk përfshin hetim mbi Hamasin.

Mbështetësit e Izraelit pretendojnë se pozita e Albanese është pjesë e njëanshmërisë më të gjerë anti-Izrael në OKB. Përveç mandatit të saj, një komision tjetër hetimi i përhershëm i OKB-së është gjithashtu i fokusuar tek Izraeli dhe është gjithashtu thellësisht kritik ndaj tij. Një nga anëtarët e atij komisioni ka bërë gjithashtu deklarata antisemitike.

Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut i dënojnë Izraelin më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Burimi: The Times of Israel

Video

?Shqipëri -Letoni Asllani shënon në 11 metërsh, kuqezinjtë kalojnë në avantazh

Anija me të cilën aktivistja Greta Thunberg po transportonte ndihma për Gaza, u godit nga një dron në ujërat tuniziane. ? Pamjet tregojnë shpërthimin dhe tymin mbi jelekët e shpëtimit. Autoritetet tuniziane mohojnë sulmin, duke thënë se zjarri mund të ketë ardhur nga një çakmak ose cigare, por pamjet e shpërndara tregojnë se ishte dron. ⚓ Anija ishte ankoruar në portin e Sidi Bou Said dhe aktivistët deklarojnë: “Këto akte frikësimi nuk do të na ndalojnë.”

VIDEO/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat, rrëzohet gjatë konferencës Ministrja e Shëndetësisë në Suedi Elisabeth Lann, ka humbur ndjenjat ndërsa ishte live në një konferencë për shtyp. Pak minuta pas prezantimit të panelit, ajo ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë. Anëtarë të tjerë të pranishëm nxituan menjëherë për ta ndihmuar, ndërsa iu dha edhe ndihma e parë. Në një njoftim të dytë, u raportua se gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar.

Një shpërthim i dëgjuar në Doha të Katarit në orën e fundit është një tentativë për vrasje kundër një zyrtari të Hamasit, i tha një zyrtar izraelit gazetarit të Axios, Barak Ravid. Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se disa shpërthime u dëgjuan në qytet. Tymi u pa duke u ngritur mbi distriktin Katara në kryeqytet, tha një dëshmitar okular. Kanali 12 i Izraelit raporton se shpërthimet ishin një përpjekje për vrasjen e udhëheqësve të Hamasit . “Ne sulmuam udhëheqjen e Hamasit në Katar, përfshirë Khalil al-Haya dhe Jabarin. Po presim rezultatet e sulmit”, tha një zyrtar izraelit. https://www.vna.al/bota/izraeli-on-me-rakete-ne-doha-te-katarit-udheheqesit-e-larte-te-hamasit-i14285

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme