Bota 5 Prill 2025, 00:30 Nga VNA

"Ne nuk jemi qeveria e botës"/SHBA, shkurton edhe ndihmat humanitare në raste fatkeqësish natyrore

Ndaje në Whatsapp
"Ne nuk jemi qeveria e botës"/SHBA, shkurton edhe ndihmat

Shtetet e Bashkuara nuk do të mbajnë më barrën kryesore të dhënies së ndihmës humanitare globale, tha të premten Sekretari i Shtetit Marco Rubio, duke i bërë thirrje vendeve të tjera të pasura që të marrin më shumë përgjegjësi, pas tërmetit shkatërrues që goditi pjesë të Mianmarit.

"Ne nuk jemi qeveria e botës. Do të ofrojmë ndihmë humanitare, ashtu si të gjithë të tjerët, dhe do ta bëjmë sa më mirë që të mundemi," u tha Rubio gazetarëve në Bruksel. "Por kemi edhe nevoja të tjera që duhet t’i balancojmë."

Presidenti Donald Trump urdhëroi një pauzë 90-ditore për të gjitha ndihmat e huaja amerikane ditën e parë në detyrë. Ky veprim, së bashku me urdhrat për ndalimin e shumë programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në mbarë botën, ka rrezikuar ofrimin e ndihmave jetike me ushqim dhe ilaçe, duke sjellë kaos në përpjekjet humanitare globale.

Vetë USAID është shpërbërë në masë të madhe, ndërsa Trump dhe miliarderi Elon Musk po çojnë përpara një përpjekje të paprecedentë për të zvogëluar qeverinë federale, me shumicën e stafit të agjencisë në leje ose të larguar, dhe shumë nga grantet e saj të ndërprera.

Diplomati më i lartë amerikan tha se nuk është e drejtë të pritet që SHBA të mbajë 60-70% të barrës së ndihmës humanitare globale, kur në botë ka shumë vende të pasura që duhet të kontribuojnë. Ai përmendi në mënyrë të veçantë Kinën dhe Indinë.

"Ne jemi vendi më i pasur në botë, por burimet tona nuk janë të pafundme. Kemi një borxh kombëtar gjigant. Kemi edhe shumë prioritete të tjera, ndaj është koha të rishikojmë gjithçka. Do të jemi aty, do të ndihmojmë sa të mundemi. Por kemi edhe gjëra të tjera për të cilat duhet të kujdesemi," tha ai.

"Kina është një vend shumë i pasur. India është një vend i pasur. Ka shumë vende të tjera në botë, dhe të gjithë duhet të kontribuojnë."

Tërmeti i fuqishëm 7.7 ballë i së premtes së kaluar, një nga më të fortët në Mianmar në një shekull, goditi një rajon me 28 milionë banorë, duke shembur ndërtesa si spitale, shkatërruar komunitete dhe lënë shumë njerëz pa ushqim, ujë e strehim.

Bilanci i viktimave ka arritur në 3,145 të vdekur, mbi 4,500 të plagosur dhe më shumë se 200 të zhdukur, sipas juntës ushtarake të vendit.

MIANMARI NUK ËSHTË VENDI MË I LEHTË

Shtetet e Bashkuara, të cilat deri vonë ishin donatori më i madh humanitar në botë, kanë ofruar një ndihmë relativisht modeste prej 2 milionë dollarësh në përgjigje të tërmetit. Uashingtoni tha gjithashtu se do të dërgojë një ekip prej tre personash për vlerësim, megjithatë mbërritja e tyre është vonuar për shkak të problemeve me pajisjen me viza nga regjimi ushtarak.

Në vitet e kaluara, SHBA ka dërguar shpesh herë ekipe të specializuara shpëtimi në mënyrë të shpejtë për të shpëtuar jetë në raste tsunamish, tërmetesh dhe fatkeqësish të tjera natyrore anembanë botës.

Burimi: Reuters

Video

Goli i Bayern Munchen në çerekfinalen e Champions League ne Santiago Bernabeu përballë Real Madrid u shënua nga Diaz në minutën e 41

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Teheranit, ndërsa presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo natë do të shoqërohet me sulme të forta, deri në “shkatërrimin e qytetërimit mijëravjeçar”, siç deklaroi ai sot në rrjetin Truth.

Mos i kafsho më të keqen teta!- i thotë policja qenit që plagosi sot një 4 vjeçare…

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, dhe Mbretëresha Suthida po tërheqin vëmendjen e mediave botërore për një arsye të pazakontë për familjet mbretërore moderne: të dy janë pilotë të licencuar dhe mund të fluturojnë vetë avionët e tyre. Mbreti Vajiralongkorn është i trajnuar si pilot ushtarak dhe komercial, me eksperiencë nga avionët luftarakë deri tek aeroplanët e pasagjerëve të tipit Boeing. Edhe Mbretëresha Suthida zotëron një licencë piloti komercial, ndërsa më herët ka punuar si stjuardesë përpara se të ngjitej në radhët e ushtrisë dhe të bëhej mbretëreshë. Në vitin 2025, çifti mbretëror u bë kryefjalë e mediave pasi pilotuan personalisht një Boeing 737 gjatë një vizite shtetërore në Bhutan—me Mbretin në komandë dhe Mbretëreshën si bashkëpilote. Një moment i rrallë dhe thuajse i paprecedentë për liderët botërorë në udhëtime zyrtare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme