Bota 5 Prill 2025, 11:21 Nga VNA

Një tjetër verë trazirash? Protestat kundër turizmit në Spanjë rifillojnë përpara pushimeve të Pashkëve

Ndaje në Whatsapp
Një tjetër verë trazirash? Protestat kundër turizmit në

Verën e kaluar, Spanja u përfshi nga protesta të nxitura nga numri i madh i turistëve, që po e bënin jetën e banorëve vendas gjithnjë e më të vështirë. Më shumë se 90 milionë vizitorë të huaj mbërritën në vend gjatë vitit 2024, dhe kompania konsulente Braintrust vlerëson se ky numër do të arrijë në 115 milionë deri në vitin 2040.

Të irrituar nga mungesa e masave të duhura nga qeveria për të menaxhuar fluksin, vendasit nëpër qytete të ndryshme të Spanjës organizuan greva urie, mbushën pikat turistike me mesazhe kundër turizmit dhe spërkatën turistët me armë uji. Ndërsa po afrojnë pushimet e Pashkëve, ndjenjat kundër turizmit po rikthehen dhe protestat po intensifikohen.

Banorët po kërkojnë nga autoritetet që të forcojnë rregulloret përpara se sezoni i pikut të turizmit të mbingarkojë sërish destinacionet.

Pse po protestojnë banorët e Spanjës kundër turizmit? Fluksi i pakontrolluar i turistëve në Spanjë vitet e fundit ka sjellë një sërë pasojash të padëshiruara për banorët. Ndikimi më i madh është rritja marramendëse e çmimeve të banesave, pasi shumë prona jepen me qira për turistë ose blihet tokë për ndërtimin e resorteve të reja.

Në prill të vitit të kaluar, protestuesit në Tenerife organizuan një grevë urie kundër ndërtimit të dy hoteleve të reja, ndërsa disa banorë thanë se ishin detyruar të flinin në makina ose shpella për shkak se nuk përballonin dot çmimet e banesave në ishull. “Nuk kemi asgjë kundër turistëve si individë, por industria po rritet pa kontroll dhe po konsumon shumë burime – ishulli nuk po përballon dot,” tha Iván Cerdreña Molina, një nga organizatorët e protestës, për mediat lokale.

Qytete të tjera si Barcelona dhe Madridi po përballen gjithashtu me çmime të larta qiraje për banorët. Në qershor të vitit të kaluar, këshilli bashkiak i Barcelonës njoftoi një plan për të hequr të gjitha licencat për apartamente turistike deri në vitin 2028. Qyteti nuk ka dhënë licenca të reja që nga viti 2014, kur e kufizoi numrin në rreth 10,000 njësi.

Spanja gjithashtu planifikon të prezantojë një taksë 100 për qind për blerjen e pronave nga banorët jashtë BE-së, në përpjekje për të mbrojtur tregun e banesave nga blerësit e huaj. Shitjet e pronave te të huajt, përfshirë qytetarët e BE-së, përbëjnë rreth 15 për qind të tregut të pasurive të paluajtshme në Spanjë.

‘Burimi i problemeve tona’: Protestat kundër turizmit shtohen para pushimeve të Pashkëve Pavarësisht këtyre veprimeve, pakënaqësia vazhdon të rritet, me protesta të planifikuara para Pashkëve. Në Majorka, vendasit do të protestojnë më 5 prill, duke kërkuar zgjidhje për krizën e banesave nën moton: “T’i japim fund biznesit të banesave”.

“Aftësia për të pasuruar e hotelierëve, politikanëve, investitorëve në pasuri të paluajtshme dhe ‘parazitëve’ të të gjitha llojeve” ka dëmtuar gjithashtu ekosistemin e ishullit, ka mbingarkuar shërbimet publike dhe ka shkaktuar gentrifikim, shkruajtën aktivistët në një letër. Ata e përfunduan letrën duke u bërë thirrje turistëve të mos vijnë në ishull, duke i quajtur “burimi i problemeve tona”.

Në Ishujt Kanarie, punonjësit në sektorin e mikpritjes kërcënojnë me grevë gjatë Pashkëve për shkak të një konflikti të vazhdueshëm për pagat. Dy sindikatat kryesore të Spanjës - CCOO (Komisionet e Punëtorëve) dhe UGT (Unioni i Përgjithshëm i Punëtorëve) - kanë propozuar një pagesë të vetme ose një rritje pagash prej 7.75 për qind për punonjësit e hoteleve, restoranteve dhe bareve në të gjithë arkipelagun spanjoll, për të përballuar koston e lartë të jetesës.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave të Spanjës, 33.8 për qind e banorëve të Ishujve Kanarie janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social – shifra më e lartë në vend, përveç Andaluzisë.

Javën e kaluar, trazira shpërthyen në Tenerife, të nxitura nga zemërimi ndaj turizmit masiv. Aktivistët vandalizuan një flotë makinash me qira dhe paralajmëruan se do të përshkallëzojnë aksionet duke shënjestruar aeroportet. Muajin tjetër, 15 grupe aktivistësh nga Spanja, Portugalia, Italia dhe Franca do të mbajnë një samit në Barcelonë për të koordinuar përpjekjet kundër turizmit të paqëndrueshëm.

Lëvizja nga Majorka Menys Turisme, Més Vida (Më Pak Turizëm, Më Shumë Jetë) ka deklaruar se do të dyfishojë përpjekjet këtë verë. Aleanca e grupeve fushatën kundër efekteve negative të turizmit të tepërt, të cilin e fajësojnë për rritjen e spekulimeve me prona, zhvendosjen e banorëve vendas dhe rritjen e kostove të jetesës.

Burimi: Euro News English

Video

Goli i Bayern Munchen në çerekfinalen e Champions League ne Santiago Bernabeu përballë Real Madrid u shënua nga Diaz në minutën e 41

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Teheranit, ndërsa presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo natë do të shoqërohet me sulme të forta, deri në “shkatërrimin e qytetërimit mijëravjeçar”, siç deklaroi ai sot në rrjetin Truth.

Mos i kafsho më të keqen teta!- i thotë policja qenit që plagosi sot një 4 vjeçare…

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, dhe Mbretëresha Suthida po tërheqin vëmendjen e mediave botërore për një arsye të pazakontë për familjet mbretërore moderne: të dy janë pilotë të licencuar dhe mund të fluturojnë vetë avionët e tyre. Mbreti Vajiralongkorn është i trajnuar si pilot ushtarak dhe komercial, me eksperiencë nga avionët luftarakë deri tek aeroplanët e pasagjerëve të tipit Boeing. Edhe Mbretëresha Suthida zotëron një licencë piloti komercial, ndërsa më herët ka punuar si stjuardesë përpara se të ngjitej në radhët e ushtrisë dhe të bëhej mbretëreshë. Në vitin 2025, çifti mbretëror u bë kryefjalë e mediave pasi pilotuan personalisht një Boeing 737 gjatë një vizite shtetërore në Bhutan—me Mbretin në komandë dhe Mbretëreshën si bashkëpilote. Një moment i rrallë dhe thuajse i paprecedentë për liderët botërorë në udhëtime zyrtare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme