Bota 6 April 2025, 09:48 Nga VNA

Mbi 3300 të vdekurve nga tërmeti në Mianmar, junta ushtarake shpërndan ndihmat në mënyrë të padrejtë

Ndaje në Whatsapp
Mbi 3300 të vdekurve nga tërmeti në Mianmar, junta ushtarake

Tetë ditë pas tërmetit të madh në Mianmar një pjesë e madhe e popullsisë ka nevojë urgjente për ndihma. Por furnizimet duket se shpërndahen në mënyrë të padrejtë nga junta ushtarake.

Numri i viktimave është në rritje. Gati një javë pas tërmetit të fuqishëm në Mianmar numri të vdekurve është rritur shumë. Mediet shtetëtore bëjnë fjalë për 3.354 të vdekur dhe 220 të humbur. Gjithashtu 4.850 vetë janë plagosur. Organizatat e ndihmës tërheqin vëmendjen nga rreziku i sëmundjeve të rënda si kolera. Komisariati i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut akuzon juntën ustarake që sundon në vendin juglindor aziatik, se po i kufizon furnizimet me ndihma në komunat, që nuk janë pro regjimit. Ushtria nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.

Vështirësi me kujdesin shëndetësor

Ndihmat në zonat e prekura nga tërmeti po vështirësohen prej pasojave të luftës civile. Ushtria më 2021 rrëzoi qeverinëe zgjedhur të drejtuar nga nobelistja Aung San Suu Kyi. Gjatë luftës civile që pasoi janë dëbuar dëbuar mbi tre milionë njerëz. Kujdesi shëndetësor edhe përpara tërmetit të 28 marsit ka qenë i vështirë, shumë njerëz tani po rrezikohen nga uria. Sipas OKB-së më shumë se një e treta e popullsisë ka nevojë për ndihma humanitare. Tërmeti i shkallës 7,7 ishte ndër më të rëndët në Mianmar qysh prej një shekulli. Shumë ndërtesa, ndër to edhe spitale, janë shembur, komuna të tëra janë shkatërruar pothuajse tërësisht.

Nuk respektohet armëpushimi

Shefi i juntës ushtarake, Min Aung Hlaing, udhëtoi një ditë më parë për në samitin rajonal në Bangkok, gjë që shkaktoi protesta të fuqishme në vendin fqinj. Për të lehtësuar ndihmën për katastrofën dhe rindërtimin në Mianmar, junta të mërkurën (2.04.2025) shpalli një armëpushim të përkohshëm. Por sipas të dhënave të OKB-së (03.04.2025) armëpushimi nuk po respektohet, që nga mesi i javës janë kryer të paktën 16 sulme nga ajri të ushtrisë ndaj objektivave në zona të ndryshme të vendit, ndër to edhe në zonat e prekura nga tërmeti./DW

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme