Sport 19 November 2025, 08:06 Nga VNA

Fishkëllimat e turpit në Prishtinë/ Si u kthye Granit Xhaka nga simbol krenarie në shënjestër të mosmirënjohjes sonë kolektive

Ndaje në Whatsapp
Fishkëllimat e turpit në Prishtinë/ Si u kthye Granit Xhaka nga

Granit Xhaka — kapiteni i Zvicrës që gjithmonë ka treguar se zemra i rreh shqip — u prit me fishkëllima mbrëmë në Prishtinë. Në një ndeshje ku Zvicra luante ndaj Kosovës, një pjesë e tifozëve kosovarë duket sikur prisnin që Xhaka… t’ua falte ndeshjen në tavolinë.
Ironi më të madhe vështirë se gjen.

Sepse në fakt bëhet fjalë për të njëjtin kapiten që, në përballjen mes Zvicrës dhe Serbisë, pas fitores veshi fanellën e Adem Jasharit, duke rrezikuar shumë. Të njëjtin që pas çdo goli nuk harron kurrë simbolin e flamurit, si shenjë e rrënjëve të tij.
Por mesa duket, për disa që rrinë shkallëve të stadiumit dhe masin patriotizmin me numrin e golave të Kombëtares, kjo nuk mjafton.

Graniti është i njëjti që na bën krenar edhe si lojtar i Arsenalit.
I njëjti që ka folur gjithmonë për shqiptarët me krenari, edhe kur Zvicra u bë vendi që i hapi dyert dhe i ushqeu ëndrrën.

Megjithatë dje, një njeri që ka nderuar kombin pa qenë kurrë i detyruar, u gjykua vetëm pse nuk “i la rrugë” Kosovës.
Sikur futbolli të ishte bamirësi.
Sikur një kapiten i Zvicrës të duhej të braktiste profesionalizmin vetëm që dikush në tribuna të ndihej i lumtur.

E kjo të dhemb.

Sepse mbrëmë nuk u fishkëllye thjesht Xhaka që luan për Zvicrën.
U fishkëllye simboli i shqiptarit që arrin majat, që punon fort, që mban rrënjët e veta me dinjitet.

Dhe turpi nuk është i tij.
Turpi është i atyre që harrojnë se respekti për dikë nuk matet me fanellën që vesh, por me vlerat që mbart — dhe me karakterin që ka treguar sa herë ka qenë koha për të folur me zemër.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme