Sport 27 October 2025, 15:13 Nga VNA

Volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira reagon pas pezullimit: Jam një grua e vërtetë, më është bërë padrejtësi

Ndaje në Whatsapp
Volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira reagon pas pezullimit: Jam një
Nayara Ferreira

Ditët e fundit, në median sportive shqiptare është ndezur debati për volejbollisten braziliane të Dinamos, Nayara Ferreira, ndaj së cilës janë ngritur dyshime për gjininë, çka ka sjellë edhe pezullimin e saj nga aktivitetet sportive. Federata i ka kërkuar sportistes kryerjen e testit të gjinisë, ndërkohë që çështja ka marrë jehonë të gjerë në rrjetet sociale.

Në një mesazh dërguar emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, Nayara Ferreira ka reaguar publikisht, duke e quajtur situatën “të tmerrshme dhe të padrejtë”:

“Ka qenë e vështirë, por njerëzit do të pendohen që kanë bërë këtë padrejtësi. Unë jam thjesht një vajzë që ka të drejtën të ekzistojë, të vishem dhe të veproj si ndjehem mirë dhe e vërtetë. Nuk jam një grua e rreme, jam një grua e fortë, me shumë luftë pas vetes.”

Sportistja shton se nuk do të dorëzohet përballë paragjykimeve:

“Gjithmonë kam luftuar për të arritur qëllimet e mia dhe nuk do ta pranoj që këta njerëz të më rrëzojnë e përbaltin pa arsye. Unë jam Nayara dhe jam e lirë të jem ajo që dua, si çdo grua tjetër në këtë botë.”

Çështja e Ferreiras pritet të trajtohet nga institucionet sportive përkatëse, ndërsa në opinion publik ka hapur një debat të gjerë mbi të drejtat dhe respektimin e identitetit gjinor në sport.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme