Sport 25 October 2025, 09:46 Nga VNA

Ndodh dhe kjo në sportin shqiptar, volejbollistja e Dinamos pezullohet dhe i kërkohet të bëjë 'testin e gjinisë'

Ndaje në Whatsapp
Ndodh dhe kjo në sportin shqiptar, volejbollistja e Dinamos pezullohet dhe

Volejbolli shqiptar është hasur këto ditë me një ngjarje të padëgjuar më parë. Volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira, është pezulluar përkohësisht nga Federata pasi ka pasur ankesa për të në lidhje me gjininë. Sipas Panorama Sport, disa sinjalizime nga rivalët kanë bërë që klubit të Dinamos t'i kërkohet që të kryejë një 'test gjinie' për 32-vjeçaren.

Duket se braziliania nuk e ka pritur mirë këtë ndodhi, por është e gatshme që së bashku me klubin t'i drejtohet gjinekologut. FSHV kërkon teste më të thelluara për të parë nëse më herët kemi të bëjmë me një ndërrim gjinie nga Nayara.

Situata nuk është pritur aspak mirë nga volejbollistja, që duket se është ndjerë e diskriminuar. Për momentin nuk ka asnjë reagim nga palët, por të gjithë janë kapur në befasi nga një kërkesë e tillë.

Deri në daljen e analizave nuk pritet ndonjë reagim, por fakt është se deri në këto momente Nayara Ferreira është e pezulluar.

Nëse shohim CV e saj, Nayara Ferreira ka qenë pjesë e klubeve të volejbollit si BMB/Mackenzie, San Bernardo, Sesi, Pinheiros në Brazil, apo Gran Canaria Spanjë, Kravole Pole Çeki, LP Vampula në Finlandë, Vitoria dhe Kairos në Portugali apo Al Ahly dhe Alula në Arabinë Saudite.

Këtë sezon Nayara Ferreira kaloi te Dinamo dhe në përvojën e parë në vendin tonë është hasur me diçka që nuk e ka ndeshur në shtetet ku ka qenë aktivizuar më parë.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme