Sport 26 October 2025, 08:19 Nga VNA

Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në Londër, moment historik për sportin shqiptar

Ndaje në Whatsapp

Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në Londër, moment historik

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka shkruar historinë në “O₂ Arena” të Londrës, duke triumfuar ndaj kampionit kamerunas Rolly Lambert Fogoum dhe duke u shpallur kampion bote në versionin IBO (International Boxing Organization).

Ndeshja ishte e fortë dhe e balancuar deri në fund, por Uldedaj u dallua për qetësinë, teknikën dhe përgatitjen e lartë fizike, duke dominuar me raunde dhe fituar me meritë.

Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në Londër, moment historik

Ky sukses e ngjit 28-vjeçarin në majat e boksit botëror dhe përbën një arritje historike për Shqipërinë, pasi ai bëhet boksieri i parë shqiptar që fiton një titull botëror në boksin profesionist.

I lindur në Shqipëri dhe i formuar si sportist mes Gjermanisë dhe Anglisë, Uldedaj ka ndërtuar një karrierë të suksesshme me 21 fitore, 12 prej të cilave me nokaut. Ai ka mbajtur më herët edhe tituj prestigjiozë si WBO Youth, WBC Youth, IBF International, WBA Inter-Continental dhe IBO Mediterranean. Edhe pse stërvitet jashtë vendit, Uldedaj ka theksuar vazhdimisht krenarinë për të përfaqësuar flamurin shqiptar në çdo ndeshje.

Me këtë triumf madhështor në Londër, Jurgen Uldedaj jo vetëm konsolidon pozitat e tij në elitën e boksit ndërkombëtar, por vendos edhe një standard të ri për sportin shqiptar në arenën botërore.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme