Sport 15 November 2025, 17:00 Nga VNA

Nesër ndeshja Shqipëri–Angli në “Air Albania”/ Bllokohen rrugët në Tiranë, Policia kalon në gadishmëri

Ndaje në Whatsapp
Nesër ndeshja Shqipëri–Angli në “Air Albania”/

Tirana do të jetë nën masa të shtuara sigurie të dielën, për shkak të ndeshjes ndërkombëtare Shqipëri–Angli, e cila zhvillohet më 16 nëntor në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”. Policia e Shtetit ka publikuar një plan të detajuar masash, duke paralajmëruar bllokime rrugësh, kontrolle të imtësishme dhe angazhimin e qindra efektivëve për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Masat e sigurisë dhe menaxhimi i trafikut

Prej orës 14:00 të datës 16 nëntor, disa akse kryesore pranë stadiumit do të jenë të bllokuara për qarkullimin e mjeteve. Ndër rrugët e mbyllura janë:

“Papa Gjon Pali II”

“Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së

“Asim Zeneli”

“Themistokli Gërmenji”

“Ismail Qemali”

“Mustafa Matohiti”

“Jul Variboba”

“Lekë Dukagjini”

“Avdyl Frashëri”

“Skerdilajd Llagami”

“Faik Konica”

Kontrolle të rrepta për tifozët

Para hyrjes në stadium, tifozët do t’i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme. Do të ndalohen: sendet e forta dhe të rrezikshme, lëndët piroteknike, fishekzjarrët dhe flakadanët, objektet metalike, çadrat, çakmakët, banderolat me përmbajtje raciste, karikuesit e celularëve dhe materiale të tjera të ndaluara.

Hyrja për tifozët me bileta do të hapet në orën 15:00. Policia u bën thirrje sportdashësve të paraqiten herët, për të shmangur humbjen e mundësisë për të hyrë për shkak të fluksit të madh.

Masat për sigurinë e ekipit anglez

Policia ka planifikuar shoqërimin dhe sigurimin e ekipit të Anglisë nga mbërritja në aeroportin e Rinasit, drejt hotelit, në stadium dhe deri në nisjen e tyre. Po ashtu, strukturat e sigurisë shqiptare janë në bashkëpunim të plotë me FSHF-në, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, zjarrfikësit, shërbimet mjekësore dhe personelin privat të sigurisë.

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme