Sport 14 November 2025, 14:48 Nga VNA

Broja nuk festoi fitoren e Shqipërisë ndaj Andorës, hatërmbetje për zëvendësimin?

Ndaje në Whatsapp

Broja nuk festoi fitoren e Shqipërisë ndaj Andorës,

Fitorja e Shqipërisë ndaj Andorës mbrëmjen e djeshme, e cila siguroi Play-Off-in për kualifikueset e Botërorit 2026, nuk ishte e njëjtë për sulmuesin Armando Broja. Në fund të ndeshjes, Broja qëndroi i ulur në pankinë dhe nuk iu bashkua festës së bashkëlojtarëve dhe tifozëve në stadium. Vetëm pas insistimit të mbrojtësit Elsaid Hysaj, ai iu bashkua grupit.

Arsyeja e pakënaqësisë duket të ketë qenë zëvendësimi i tij në fillim të pjesës së dytë, kur trajneri Sylvinho e nxori nga loja për të futur Uzunin. Lëvizja rezultoi e suksesshme, pasi Uzuni asistoi për golin e vetëm të avantazhit të shënuar nga Asllani.

Broja nuk është në formën më të mirë kohët e fundit dhe ka pasur paraqitje të dobëta në disa ndeshje. Prandaj, më e drejtë është që sulmuesi të përqendrohet te rezultati i ekipit dhe përmirësimi i performancës së tij, duke vendosur egon personale në plan të dytë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme