Sport 7 November 2025, 10:52 Nga VNA

Shqipëria gati për betejat vendimtare të Botërorit 2026, Sylvinho publikon listën me surpriza

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria gati për betejat vendimtare të Botërorit 2026,

Kombëtarja shqiptare e futbollit është gati për dy sfidat e fundit dhe më të rëndësishme të fazës kualifikuese të Botërorit 2026, që do të vendosin fatin e kuqezinjve për një biletë në fazën play-off.

Shqipëria do të përballet më 13 nëntor me Andorrën në transfertë, ndërsa më 16 nëntor do të presë Anglinë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Trajneri Sylvinho ka zbuluar listën e lojtarëve të grumbulluar, ku nuk mungojnë rikthimet dhe surprizat.

Rikthime dhe mungesa

Ardian Ismajli rikthehet në mbrojtje pas mungesës në tetor për shkak dëmtimi.
Mungesa më e madhe është Marash Kumbulla, i cili edhe pse ka nisur stërvitje me Mallorcën, nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për dy sfidat vendimtare.

Skenarët kualifikues

Shqipëria mund të sigurojë play-off-in nëse: fiton ndaj Andorrës dhe Anglia mposht Serbinë po atë ditë në “Wembley”.

Grumbullimi i ekipit nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku skuadra do të përgatisë ndeshjen e parë ndaj Andorrës.

Ndjekja e ndeshjeve

Dy përballjet vendimtare do të transmetohen drejtpërdrejt në DigitAlb, me interesin e jashtëzakonshëm të tifozëve shqiptarë që pritet të shoqërojë ekipin drejt ëndrrës së madhe.

Lista e plotë e të grumbulluarve

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme