Sport 15 November 2025, 20:55 Nga VNA

Zemërimi i Armando Brojës, Sylvinho: Situata është qetësuar

Ndaje në Whatsapp
Zemërimi i Armando Brojës, Sylvinho: Situata është

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka folur sot për situatën që krijoi Armando Broja pas ndeshjes me Andorrën. Sulmuesi u duk i mërzitur kur u zëvendësua dhe duhej të merrej me zor nga Hysaj për të festuar me shokët për kualifikimin në playoff-et e Kupës së Botës.

“Po, fola me të. Fola edhe me grupin. E kemi zgjidhur, nuk ka probleme. Ishte pak i zhgënjyer, por tani kjo ka kaluar,” tha Sylvinho në konferencën për mediat para ndeshjes me Anglinë. Trajneri shtoi se nuk e kupton plotësisht pse Broja u mërzita kaq shumë, por gjithçka është qetësuar dhe ekipi është i fokusuar për sfidën e radhës.

Sa i përket Anglisë, Sylvinho paralajmëron: “Janë komplet nivel tjetër. Mos e ngatërroni me ekipin tonë. Është një ndeshje shumë e vështirë. Tuchel është një trajner i madh dhe ata kanë lojtarë të mëdhenj. Nuk kanë pësuar asnjë gol në kualifikuese.”

Shqipëria dhe Anglia do të përballen këtë të diel në orën 18:00 në Tiranë, dhe për trajnerin brazilian, fokusi është i qartë: skuadra e tij duhet të jetë e bashkuar dhe e përqendruar, pa lënë vend për tensione të vogla pas ndeshjeve.

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme