Kronika 22 Mars 2025, 11:04 Nga VNA

SPAK zbulon një bazë të grupit Bajri në fshatin Shtoj. RENEA ushtroi kontrolle

Ndaje në Whatsapp
SPAK zbulon një bazë të grupit Bajri në fshatin Shtoj. RENEA

SPAK dyshon se grupi kriminal Bajri me bazë në Dobraç të Shkodrës përdor si bazë një  banesë në fshatin Shtoj. Nga hetimet e prokurorise se Posacme Safet Bajri ka lidhje shoqërore me pronarin e banesës dhe per këtë arsye është ushtruar kontroll nga forcat RENEA dhe është kërkuar pyetja e personit që zotëron banesën. Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali dyshohen për ekzekutimin mafioz të Fatbardh Licit në shenjë hakmarrje për vrasjen e mikut të tyre Boran Bërçana dhe partneres së tij Silvi Ndoci.

Video

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme