Kronika 20 March 2025, 21:04 Nga VNA

Goditi me makinë punonjësin e policisë, arrestohet dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini

Ndaje në Whatsapp
Goditi me makinë punonjësin e policisë, arrestohet dhëndri i

Policia e Elbasanit ka arrestuar dhëndrin e ish kryebashkiakut të ndjerë Qazim Sejdini, Aurel Mehjan.

Mehja është ndaluar pasi ka kanosur për shkak të detyrës duke goditur me makinën e tij një punonjës policie në qytetin e Elbasanit ndërsa zhvillohej Kupa “Dita e Verës ” në Çiklizëm.

Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin kryesor të Elbasanit, ndërsa aktualisht policia po kryen veprime hetimore.

Aurel Mehja është sipërmarrës në Elbasan dhe dhëndëri i ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini. Mehja prej disa javësh është emëruar drejtor Kabineti në Këshillin e Qarkut Elbasan.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme