Kronika 20 March 2025, 12:12 Nga VNA

I shkarkuar nga Vetting- kandidati për deputet i PD premton se në parlament do punojë për të përmirësuar reformën në drejtësi

Ndaje në Whatsapp
I shkarkuar nga Vetting- kandidati për deputet i PD premton se në

“Një zë ndryshe në Parlament, nëse do të ishte mundësia të fitoj mandatin dhe të shpreh problemet për rendin dhe sigurinë në vend, si dhe Reformën në Drejtësi.” Kështu e cilëson kandidimin e tij për deputet me PD në qarkun e Durrësit ish-prokurori Arjan Ndoj.

Në një intervistë televizive, ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu shprehet besimplotë për rëndësinë që ka sistemi i drejtësisë në Shqipëri. “Për mua, nuk është një reformë që ka të bëjë me emra, ka të bëjë me një reformë që ndryshon të gjithë sistemin,” tha zoti Ndoj, i cili disa vite më parë u përfshi në një përplasje mes grupeve kriminale, ku humbën jetën dy persona.

Arjan Ndoj është shkarkuar nga KPK gjatë procesit të vettingut. Ai nuk ka justifikuar pasurinë dhe, sipas KPK-së, ka kontakte me personazhe të botës së krimit. Për rrjedhojë, ai është shkarkuar në unanimitet nga anëtarët e trupës gjykuese.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme