Kronika 19 March 2025, 12:23 Nga VNA

Arrestohen dy vëllezër për shtëpinë e barit në Tiranë, procedohet edhe i ati

Ndaje në Whatsapp
Dy vëllezër, Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi, janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Ata dyshohet se kishin kthyer një banesë në një shtëpi bari, ku kultivohej kanabis në kushte laboratorike.

Ka nisur procedimi penal edhe për babanë e tyre, i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.

Ndërkohë, policia ka vënë në pranga edhe Endrit Pajën, një punonjës i OSHEE-së, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka ndihmuar në sigurimin e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike për kultivimin e kanabisit.

  Njoftimi Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor “Llamba”, për goditjen e një rasti të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura. Sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje elektrike të përdorura për kultivim.
Arrestohen dy vëllezër, të cilët dyshohen se kishin përshtatur banesën për këtë veprimtari kriminale, procedohet penalisht babai i tyre për moskallëzim. Në pranga edhe një punonjës i OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme