Kronika 18 Mars 2025, 12:33 Nga VNA

Plumbi Artë/ Dumani: Fatos Gosa ishte informatori im, e paguaja! Suel Çela në dijeni

Ndaje në Whatsapp
Plumbi Artë/ Dumani: Fatos Gosa ishte informatori im, e paguaja! Suel

I pandehuri në dosjen “Plumbi i artë”, Fatos Gosa, ka mohuar akuzat ndaj tij dhe deklaratat e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Gosa, gjatë seancës gjyqësore, ka hedhur poshtë çdo lidhje me ngjarjet e përmendura, duke kërkuar vetëm drejtësi.

“Jam kot këtu unë. Ta dëgjojnë të gjithë. Nuk kam lidhje. Nuk e kam takuar askund atë njeri. Vetëm drejtësi dua. Asgjë tjetër. Nuk dua mëshirë. Është gjynah mo!” – u shpreh ai me tone të larta nga kafazi i sallës së gjyqit.

Seanca vijoi me marrjen në pyetje të Nuredin Dumanit nga avokati i Gosës, Përparim Kulluri.

Dumani rrëfeu se ishte plagosur në momentin e arrestimit dhe dha detaje mbi atentatin e dështuar ndaj një personi të njohur si “Oti”. Ai pohoi se kishte shkuar në Elbasan së bashku me Henrik Hoxhën për të kryer vrasjen, por objektivi nuk ndodhej aty.

Sipas Dumanit, Suel Çela kishte dijeni për lëvizjet e tij dhe e kishte futur në pritë. Ai tregoi se kishte komunikuar me Çelën përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky” pas atentatit të dështuar.

"Mua më ka nxjerrë në pritë Sueli. Unë kam shkuar atë ditë në Elbasan bashkë me Henrik Hoxhën të vrisnim Ot Kilën. Shkuam me dy makina, por ai nuk ishte fare në Elbasan.

Henriku komunikonte vazhdimisht me Suel Çelën. Unë vetëm pas atentatit i shkruaja. Më pas nuk kam komunikuar më, edhe pse ai ka kërkuar. Do zbardhet Matriksi e do dalin.”

Po, makina që u përdor në vrasjen e Andi Zylyfit ka qenë në garazhin tim. Ishte një makinë që e kishte vjedhur më parë Altin Ndoci. Është përdorur edhe për një ngjarje tjetër në Spitallë. Porositësi ishte Baca, Gim Kabashi. Po, Fatos Gosa ka qenë informator te vrasja e Andi Zylyfit. E kam paguar. Ai informonte me telefon të enkriptuar. Fliste Talo Çela me të.” tha Dumani

I pyetur për bashkëpunimin me prokurorinë, Dumani tha se vendosi të fliste pasi “i ishin hapur sytë”.

Në dëshminë e tij, ai përmendi edhe Talo Çelën, duke thënë se e kishte njohur në vitet 2009-2010 përmes Ilirjan Feçit. Marrëdhënia mes tyre ishte prishur pasi Çela kishte urdhëruar vrasjen e vëllait të Dumanit.

Një tjetër detaj i rëndësishëm në seancë ishte prania e një makine në garazhin e Dumanit, e cila, sipas tij, ishte përdorur në vrasjen e Andi Zylyfit dhe një tjetër atentat në Spitallë, ku porositës ishte Gim Kabashi, i njohur si “Baca”.

Dumani deklaroi gjithashtu se Fatos Gosa kishte qenë informator në vrasjen e Zylyfit dhe se për këtë e kishte paguar. Ai pretendoi se komunikimi ishte bërë përmes një telefoni të enkriptuar, duke ndërmjetësuar Talo Çela.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme