Kronika 20 March 2025, 11:48 Nga VNA

Lulzim Berisha u ekstradua nga Spanja, i komunikohet masa e sigurisë “arrest në burg”

Ndaje në Whatsapp
Lulzim Berisha u ekstradua nga Spanja, i komunikohet masa e sigurisë

GJKKO i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest në burg” Lulzim Berishës, i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut. Më herët, çështja për akuzën e vrasjes së Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit është pushuar.

Prova më e fortë që SPAK ka kundër tij është dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi.

“Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar askund. Nëse më provoni një kontakt, më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër, njëlloj do të bjerë edhe kjo,” deklaroi Berisha, duke kundërshtuar dëshminë e Reçit.

Ish-kreu i bandës së Durrësit u ekstradua dy ditë më parë nga Spanja.

Njoftimi

 

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

me datë 19.03.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Marrje në pyetje të personit të arrestuar dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, për të arrestuarin Lulzim Berisha, në lidhje me procedimin penal nr. 252, të vitit 2020; 2.

Vazhdimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i

K.Pr.Penale, të caktuar me vendimin Nr. 115, datë 02.12.2020 të Gjykatës së Posaçme të

Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të arrestuarit Lulzim Berisha”

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, me vendimin

Nr. 35, datë 20.03.2025 vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin. Nr.115, datë 02.12.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurit Lulzim BERISHA, i biri i A. dhe i R., i datëlindjes ****, lindur dhe banues në ****, me shtetësi ****, me arsim ****, me gjendje gjyqësore ****, me gjendje civile ****, me ****, I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” në dëm të shtetasit K.S, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit O.T, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 78/2, 76/22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.

2. Për ekzekutimin e ketij vendimi, ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurorët E.K dhe A.Sh.

3. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 20.03.2025

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme