Kronika 19 March 2025, 21:13 Nga VNA

Hetim pasurisë së Elvis Roshit/ SPAK kërkon kontroll të shpenzimeve dhe investimeve ndër vite

Ndaje në Whatsapp
Hetim pasurisë së Elvis Roshit/ SPAK kërkon kontroll të

SPAK kërkon ekspertizë financiare për pasuritë e ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi.

Siç bëjnë me dije burime pranë prokurorisë së posaçme kërkimet e akuzës ndaj Roshit janë orientuar drejt dyshimeve për fshehje të pasurisë dhe mos justifikim të saj.

Hetimet pasurore ndaj ish- kryebashkiakut lidhen jo vetëm me shpenzimet por edhe investimet e kryera ndër vite. Llogaritë me SPAK Roshit ju hapën nga një vendim i gjykatës së posaçme e cila refuzoi pushimin  hetimeve të prokurorisë së Durrësit mbi kallëzimin e KLSH që gjeti shkelje në tenderat nga ish kryebashkiaku i Kavajës.

E ndërsa ish kryebashkiakë të tjerë janë nën hetim për fshehje pasurie, pak ditë më parë se nuk deklaroi një apartament u dënua edhe ish kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro. Për një tjetër, Fatos Tushen që drejtoi bashkinë e Lushnjës akuza e fshehjes së pasurisë u ngrit mbasi u dënua për tenderat.

SPAK i thotë Top Channel se nga krijimi pra nga 2019 deri më tani i ka dorëzuar gjykatës 17 ish kryetarë bashkish apo kryebashkiakë duke i akuzuar, 15 prej tyre për çështje korrupsioni dhe vetëm dy prej tyre për vepra të tjera.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme