Kronika 20 March 2025, 08:37 Nga VNA

Aksident i rëndë me 4 viktima në Fushë-Prezë

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë me 4 viktima në Fushë-Prezë

Aksidenti me 4 viktima në Fushë-Prezë, policia sjell reagim zyrtar. Viktimat rezultojnë të moshës 20-25 vjeç. Referuar dinamikës së ngjarjes, automjeti tip Benz është përplasur me një betoniere dhe ka shpërthyer në flakë, për pasojë të rinjtë kanë humbur jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres për ta marrë në pyetje.

Viktimat e aksidentit në Fushë-Prezë: Enejdi Laçi, Andi Laçi, Erildi Laçi ,Enrikejd Kurti

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç, dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi Aleksandër Krashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, E. L., 25 vjeç, dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij: E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere, shtetasi A. K., 24 vjeç.

Pamje nga aksidenti tragjik në Fushë Prezë

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme