Kronika 20 Mars 2025, 20:57 Nga VNA

Ujësjellësi në Tragjas: Fushatë dezinformimi online kundër banorëve protestues

Ndaje në Whatsapp
Ujësjellësi në Tragjas: Fushatë dezinformimi online

Një faqe e drejtuar nga persona anonimë ka targetuar prej shkurtit me mesazhe propagandistike dhe reklama në Facebook e Instagram protestën e banorëve të Tragjasit kundër ndërtimit të një ujësjellësi që do të furnizojë me ujë komplekset luksoze strategjike të jugut.

Më 20 shkurt, një faqe në Instagram e titulluar “Ujësjellësi Tragjas/Himarë” nisi të shpërndajë materiale propagandistike për projektin kontrovers të ujësjellësit në lumin Izvor si dhe një fushatë dezinformimi duke targetuar banorët e zonës së Tragjasit që po protestojnë kundër këtij projekti.

Faqja në Instagram ka publikuar 33 video të shkurtra, ka deri tani 909 ndjekës dhe është dubluar me një faqe të dytë në rrjetin social “Facebook” për të rritur shpërndarjen e postimeve. Autorët e tyre janë deri më tani të panjohur.

“Tani që banorët e Tragjasit e dinë se do kenë ujë 24 orë dhe uji është i bollshëm… çfarë kërkojnë ata?”, shkruhet në njërin prej postimeve, e shoqëruar me pamjet e përplasjes së banorëve të Tragjasit me forcat e Policisë më 4 mars.

Në postime të tjera aludohet pa ofruar asnjë të dhënë se protestuesit në Tragjas po përdoren për interesa private apo citohen ekspertë pa emër që të thonë se ujë ka për të gjithë dhe ai shpërdorohet duke u derdhur kot në det.

Projekti që ka zemëruar banorët e Tragjasit titullohet “Furnizim me ujë i zonave bregdetare Zonat e Investimit Strategjik  Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi Faza e III” dhe do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptare 8 milionë euro. Projekti parashikohet që ta marrë ujin në lumin Izvor në fshatin Tragjas dhe ta dërgojë atë në komplekset luksoze turistike të Dhërmiut.

Projekti është pjesë e një serie investimesh me para publike, prej dhjetra miliona eurosh, në shërbim të komplekseve luksoze të vilave dhe hoteleve të ndërtuara në bregdetin e Himarës nën petkun e investimeve strategjike. Si shumë projekte të ngjashme që prekin burimet natyrore, punimet për ujësjellësin kanë hasur në kundërshtim të banorëve të zonës.

Ata kanë organizuar protesta dhe janë përplasur me punonjës të kompanisë që po kryen punimet, ndërsa akuzojnë se punimet janë nisur në kundërshtim me ligjin, pa kryer konsultim publik me ta dhe se vijimi i tyre sjell pasoja të rënda, duke i lënë pa furnizim me ujë.

Faqet në Facebook dhe Instagram dhe një grup profilesh në dukje origjinale, por pa përmbajtje dhe të krijuara po ashtu sëfundmi, e kundërshtojnë këtë narrativë. Faqet përdorin për logo një imazh të marrë nga pngtree që shet logo të gatshme për një abonim minimal prej 399 dollarësh në vit.

Autorët pas këtyre faqeve e konsiderojnë aktivitetin e tyre si “shërbim publik”, pretendojnë se janë në pronësi të “Ujësjellësit Vlorë” dhe e reklamojnë projektin si “Projekti më i madh në Rivierën Joniane”.

Në faqe janë publikuar gjithashtu postime me përmbajtje politike, duke sulmuar parti të opozitës që kanë kundërshtuar projektin dhe në të njëjtën kohë, mesazhe mbështetëse për ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, kandidat i Partisë Socialiste në Vlorë.

BIRN gjeti gjithashtu se faqet në Instagram dhe Facebook i reklamojnë postimet e tyre propagandistike. Më 19 mars, ato kishin aktive 3 reklama, dy në Instagram dhe një postim të financuar në mbështetje të Vengut në Instagram dhe Facebook./BIRN/

 

Video

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme