Kronika 21 March 2025, 10:13 Nga VNA

Nis gjyqi për Klodian Allajbeun në Prishtinë, akuzohet për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh

Ndaje në Whatsapp
Nis gjyqi për Klodian Allajbeun në Prishtinë, akuzohet për

Gjykata Themelore e Prishtinës ka nisur procesin gjyqësor ndaj Klodian Allajbeut, pronarit të “Spitalit Amerikan”, i cili akuzohet për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. Në këtë çështje penale janë përfshirë edhe Ekrem Lluka, Korab Lluka, Igli Larashi dhe Edlira Malaj, të cilët dyshohen se përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve kanë përfituar mbi 3 milionë euro.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Allajbeu dhe të tjerët kanë prezantuar fatura dhe dokumente të falsifikuara në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), me qëllim justifikimin e transaksioneve bankare dhe përfitimin e fondeve të paligjshme. Dokumentet e falsifikuara përfshinin kontrata dhe fatura të lëshuara nga subjekte që nuk ishin të regjistruara në momentin e pretenduar të transaksioneve.

Në seancën e parë gjyqësore, Allajbeu është deklaruar i pafajshëm dhe ka kërkuar që procesi të zhvillohet sa më shpejt, duke argumentuar se kjo çështje po i shkakton dëm të madh financiar dhe operacional.

“Deklarohem i pafajshëm dhe kam një kërkesë që gjykimi të ecë më shpejt, pasi më është hapur një dëm shumë i madh. Unë kam rreth 4 mijë punonjës, nga të cilët 800 janë në Kosovë. Jemi në një aktakuzë të ngritur në bazë të thashethemeve. Kam probleme me bankat dhe zyrat juridike jashtë dhe jam në një situatë problematike”, tha Allajbeu gjatë seancës.

Sipas aktakuzës, një ndër veprimet kyçe ishte përdorimi i dokumenteve të falsifikuara për një marrëveshje shitblerjeje mes “American Hospital Kosova” dhe kompanisë “Medbrand KS”, e cila në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes nuk ishte e regjistruar si subjekt ligjor. Po ashtu, Allajbeu akuzohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara edhe në Policinë e Kosovës për të mbështetur pretendimet mbi blerjen e pajisjeve mjekësore.

Prokuroria pretendon se të akuzuarit kanë realizuar transaksione të paligjshme në vlerë prej mbi 3.4 milionë eurosh, duke përdorur dokumente të rreme për të maskuar dhe justifikuar transfertat financiare. Një pjesë e fondeve dyshohet se janë transferuar në llogari personale brenda dhe jashtë Kosovës, për t’u përdorur më vonë si para të ligjshme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme