Kronika 21 March 2025, 14:50 Nga VNA

Vendimi/ Në 7 qarqe, miratohen parcela kanabisi në 138 fshatra, rekord Gjirokastra me 54 

Ndaje në Whatsapp
Vendimi/ Në 7 qarqe, miratohen parcela kanabisi në 138 fshatra, rekord

10 vite më parë të gjithë e mbajnë mend "luftën" kundër hashashit në fshatin Lazarat. Deri dje një fshat simbol i kultivimit të lëndëve narkotike. Një "ishull" brenda shtetit shqiptar. Një vend ku Policia nuk arrinte të depërtonte dot për të vënë ligj dhe rregull. U mobilizuan të gjithë forcat policore, RENEA, rrethuan fshatin. Banorët e zonës bën rezistencë. Nga kjo ngjarje një efektiv i RENEA-s humbi jetën, pasi fugoni i policisë u sulmua nga një grup i armatosur. Në përfundim të aksionit mijëra bimë hashashi u asgjësuan, u arrestuan dhjetëra persona, me akuzën e grupit kriminal dhe kultivimit të lëndëve narkotike. Madje, si simbol se sa seriozisht e kishte qeveria e rilindjes luftën kundër hashashit është edhe dënimi që një të moshuare iu dha sepse kishte mbjellë një vazo hashash. Çfarë ndodh sot? Një Vendim i Këshillit të Ministrave i datës 6 mars 2025, me numrin 149, rikthen kultivimin e bimës  kanabisit për qëllime industriale duke miratuar zonat kadastrale. Vendimi është firmosur nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Në vendim përcaktohen zonat kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime industriale. Përcaktimi i standardeve për parcelat dhe tokën ku do të ndodhë kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Në zbatim të këtij vendimi ngarkohen institucione për zbatimin e vendimit, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Kanabisit. Zonat Sipas këtij vendimi janë përcaktuar parcela kanabisi për kultivim të cilat janë licenuar 138 fshatra, rekord Gjirokastra me 54, Kukësi me 23 dhe Shkodra me 17 Konkretisht zonat ndodhen në 7 qarqe dhe në total janë 138 fshatra. 17 në Shkodër 23 në Kukës 13 në Dibër 12 në Elbasan 54 në Gjirokastër 15 në Vlorë 4 në Fier Koordinatat Qarku Shkodër – 17 fshatra Boric i Madh; Boric i Vogël; Gjorëm; Grude Fushë; Gruemirë; Ktosh; Meshqerre; Omare; Rrash Kullaj; Vajush; Vorfe; Boks; Dragoc; Kullaj; Grude e Re; Guci e Re; Hot i Ri Qarku Kukës – 23 fshatra Bajram Curri; Blladë; Bujan; Dijan; Gri; Lëkurtaj; Rosnë; Selimaj Dege; Dushaj; Fierze; Tpla; Bukovë; Jaho Salihi; Llugaj; Reze Mali; Fushe – Lumi; Babine; Begaj; Sopot; Fajze; Liqeni i Kuq; Vranisht Qarku Dibër – 13 fshatra (nga Kalaja e Dodës) Ceren; Kullas; Ploshtan; Shullan; Vasije; Bushtrice; Gjergjë; Matraxhan; Palush; Gështenjë Kalis; Gurrë; Kodër; Kodër Gështenjë Pralisht Qarku Elbasan – 12 fshatra Dushk; Grekan; Rrenas; Cartalloz; Gjyrale; Gostime; Kurtalli; Malasenj; Shtermen; Licaj; Shales; Cerrik 2 Qarku Gjirokastër – 54 fshatra konkretisht Ballaban; Ballë; Komarak; Mazhan; Pasar; Vinokash; Bedyaqs; Katundisht; Kodrishtë; Kuqar; Panarit; Riban; Tolar; Veribob; Kelcyre Qytet; Corrogunj-Ujëmire; Fshat i Ri; Gorice; Luarë; Podgoran; Podgoran Fushë; Rodenji; Sukë; Pacomit; Bodrisht; Bularat; Jorgucat; Likomil; Pepel; Vodhinë; Vriserë Qarku Vlorë – 15 fshatra Bajkaj; Bamatat; Rusan; Stjar; Vllahat; Fushe Verri; Kalase; Kipacez; Palavli; Vergo; Blerim; Buronjë; Finiq; Kostar; Mesopotam Qarku Fier – 4 fshatra Gjonc; Hekal; Mollas; Romës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme