Sociale 10 Shtator 2025, 13:32 Nga VNA

Të huajt shpenzuan 2.1 miliardë euro në Shqipëri për 6-mujorin, ngadalësohet ndjeshëm rritja

Ndaje në Whatsapp
Të huajt shpenzuan 2.1 miliardë euro në Shqipëri për

Ngadalësimi i aktivitetit të turizmit në vend po reflektohet dhe në ritmet e rritjes së të ardhurave të parave që ata shpenzojnë në Shqipëri.

Të huajt që kanë ardhur në Shqipëri në 6 muajt e parë të këtij viti kanë shpenzuar rreth 2.1 miliardë euro në 6 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuara në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga turistët janë rritur me 7.7%. Ritmet e rritjes së të ardhurave janë ngadalësuar ndjeshëm në raport me vitet e mëparshme.

Për të njëjtën periudhë të 2024-s, të ardhurat nga turizmi ishin rritur me 25.3% dhe në 2023-n me 37.4%.

Ndonëse në rritje, ngadalësimi i flukseve të parave që turistët po shpenzojnë në Shqipëri reflekton faktin që hyrjet e të huajve kanë shënuan tendenca frenimi në pjesën e parë të vitit.

Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur, se për periudhën janar-qershor në vend kanë hyrë 4.7 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 4.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 2024-n, për janar-qershor, hyrjet kishin qenë 33% më të larta.

Megjithatë, shpenzimi mesatar për të huaj rezulton të jetë rritur lehtë me një mesatare prej 440 euro për person për 6 mujorin, nga 429 euro të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, bazuar në shifrat e hyrjeve të shtetasve të huaj nga INSTAT.

Shqiptarët shpenzuan 1.3 miliardë euro jashtë

Ndërsa të huajt vijnë në Shqipëri për pushime, vendasit udhëtojnë në Europë si për qëllime turizmi, të nxitur dhe nga shtimi i linjave ajrore me kosto të ulët, ashtu dhe vizita tek të afërmit emigrantë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e shtetasve vendas në udhëtimet jashtë ishin 1.3 miliardë euro, me një rritje prej 7.5% me bazë vjetore për 6 mujorin 2025. Ashtu si me të huaj, ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm, në krahasim me të njëjta periudhë të 2024-s (23.7%) dhe 2023-t (23%).

Vendit i mbeten gati 800 mln euro neto nga turizmi

Bilanci i udhëtimeve prej vitesh është pozitiv teksa paratë që të huajt sjellin në Shqipëri janë më të larta se ato që shqiptarët shpenzojnë jashtë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bilanci neto i udhëtimeve ishte gati 800 milionë euro për 6 mujorin, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

 

Burimi: Revista Monitor

Video

Ministri i qeverisë që u rrëzua në Nepal duke u larguar nga lumi.

Protestuesit në Francë bllokuan rrugë, dogjën koshat e plehrave dhe u përplasën me policinë të mërkurën, në një aksion të quajtur “Blloko gjithçka”, kundër presidentit Emmanuel Macron, klasës politike dhe shkurtimit të buxhetit. Forcat e sigurisë, të dislokuara me dhjetëra mijëra në gjithë vendin, hoqën shpejt bllokadat, ndaj vendi nuk mbeti i paralizuar, pavarësisht përplasjeve sporadike. Rreth 300 protestues u arrestuan. Zemërimi i manifestuesve u drejtua kryesisht ndaj Macron, i cili ndodhet nën presion pas humbjes së qeverisë në parlament të hënën. Ndërkohë, presidenti emëroi si kryeministër të ri aleatin e tij të ngushtë, konservatorin Sebastien Lecornu, që mori detyrën me të njëjtin sfidë si paraardhësi: frenimin e borxhit në rritje të Francës.

Intelligenca Artificiale nuk bën dot burg për korrupsion

Video e re e mbikëqyrjes tregon momentet e fundit të jetës së një refugjate ukrainase, e cila u sulmua me thikë në një tren të transportit publik në Karolinën e Veriut. Iryna Zarutska, 23 vjeç, kishte mbërritur së fundmi në SHBA duke kërkuar siguri dhe një “fillim të ri” pas arratisjes nga vendi i saj i shkatërruar nga lufta, por jeta e saj u ndërpre tragjikisht. Familja e saj ka hapur një fushatë GoFundMe për të mbështetur nevojat e tyre pas këtij humbjeje të madhe. Sipas Sistemit të Transportit të Zonës Charlotte, Zarutska u pa duke u ngjitur në trenin Lynx Blue Line rreth orës 21:45 më 22 gusht, në stacionin East/West Boulevard në South End. Ajo ishte e veshur me uniformën e punës në një pizzeri dhe po shfletonte telefonin, ndërsa ulur përpara një burri me kapuç të kuq që bënte lëvizje të çuditshme. Policia tha se pas rreth katër minutash udhëtimi, sulmuesi nxori një thikë, e hap dhe goditi viktimën tre herë, duke i marrë jetën në mënyrë tragjike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme