Editorial 10 September 2025, 15:32 Nga VNA

Berisha dhe Kryesia e PD pas humbjes së 11 majit: Nga retorika e mosnjohjes së zgjedhjeve tek heshtja për vendimin për të hyrë në Parlament

Ndaje në Whatsapp
Berisha dhe Kryesia e PD pas humbjes së 11 majit: Nga retorika e mosnjohjes

Sali Berisha ka mbledhur sot kryesinë e PD-së, 4 muaj pas rezultatit katastrofik të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Gjatë gjithë kësaj kohe, kryetari i PD-së ka dalë i vetëm thuajse çdo ditë në konferencë për shtyp, duke denoncuar “farsën zgjedhore” dhe duke paralajmëruar veprime e akte në shtator. Por me ardhjen e vjeshtës, duket se u ul edhe nxehtësia e veprimit opozitar.

Pas 4 muajsh, anëtarët e kryesisë së PD-së kanë dëgjuar në mënyrë të përmbledhur të gjitha detajet e farsës elektorale, mosnjohjen e rezultatit dhe, bashkë me to, kanë marrë porosinë e Berishës për t’u bërë gati për seancën e parë të parlamentit. Të mos njohësh një proces zgjedhor si ai i 11 majit duket si një aksion normal, edhe pse është refren i njohur për PD-në. Por pas kësaj, të bëhesh gati të hysh në parlament ngre një pikëpyetje të madhe: nëse nuk njeh procesin, si ka mundësi që i bindesh rezultatit të dalë prej tij dhe bëhesh pjesë integrale e “farsës elektorale”?

Opozitarizmi brenda parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit është një akt normal politik për opozitën, por jo akt politik kur për 4 muaj deklaron se nuk i njeh këto zgjedhje. Në mbledhje, Berisha pyeti: “Kush ka për të thënë ndonjë gjë?” Pasuan 3 minuta heshtje, e më tej ai vetë shpalli vendimin. Produktet e listës së mbyllur, sigurisht, nuk mund të kenë sy e vesh për të parë e gojë për të kundërshtuar kryetarin e partisë. Por mirë është të gjejnë një arsye të fortë për të justifikuar të pajustifikueshmen: nuk njohim rezultatin e zgjedhjeve, por do të shkojmë në parlament.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme