Politika 10 September 2025, 17:02 Nga VNA

Celibashi pranon se zgjedhjet nuk funksionuan. Zgjidhja sipas tij: një reformë që i siguron edhe një mandat si kryekomisioner

Ndaje në Whatsapp
Celibashi pranon se zgjedhjet nuk funksionuan. Zgjidhja sipas tij: një

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi pranoi se zgjedhjet e 11 majit u shoqëruan me problematika dhe se asnjë nga strukturat e KQZ nuk funksionoi siç duhet. Sipas tij, përgjegjësia nuk është e drejtuesit (atij vetë) por e ligjit. Për të cilin, si një “president mbi palët”, ai kërkoi nga parlamenti i ri një reformë tërësore zgjedhore, duke sjellë në tavolinë edhe 14 propozime konkrete.

Faktet ndërkohë flasin për një tjetër realitet: atë të rrëzimit të vendimeve të tij nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor, që i ka hedhur poshtë rregullisht vendimet e Celibashit. Thënë ndryshe, nuk është Kolegji ai që duhet suprimuar, por vetë Celibashi, sepse Kolegji ka shërbyer për të rivendosur ligjin atje ku ai është shkelur.

Për ta bërë më të qartë, mjafton të kujtojmë rastin e votimit elektronik në 11 maj, ku Celibashit i deshën 48 orë për të shpallur rezultatin. Kush nuk funksionoi atëherë? Kolegji apo Komisioneri?

Në tavolinën e tij të punës ende ndodhen ankimimet administrative të zgjedhjeve të shkuara. Ai i mban aty me vite, duke ia përcjellë KAS-it vetëm kur nuk gjen më asgjë për të bërë në zyrën e tij. Kush nuk funksionon në këtë rast? Komisioneri që zvarrit dosjet, apo KAS që i ka shqyrtuar brenda afateve të Kodit Zgjedhor?

Ilirjan Celibashi ushtron rregullisht kompetenca që u takojnë organeve të tjera. Këtë e bëri edhe javë më parë, teksa futi hundët në shpërndarjen e mandateve, kur në fakt nuk e ka një tagër të tillë. Për më tepër, së fundmi duket se Kryekomisionerit i pëlqen të shfaqet dhe si analist në studio, ku sulmon edhe institucionin që drejton. Dhe prapë pyetja mbetet: kush nuk funksionon në këtë rast?

Komisioni Rregullator, në rastin e dorëheqjeve dhe mandateve, u përdor prej tij për të mbuluar abuzimin me kompetencat. Pse nuk i pëlqen Celibashit Komisioni Rregullator? Sepse ai nuk i shërben më interesit të tij.

Por e gjithë kjo lëvizje nuk është kaq naive dhe me motive analize. Pas kërkesës së Celibashit për një reformë të re zgjedhore fshihet halli i madh – mandati i anëtarëve ekzistues të Rregullatorit përfundon në fund të shtatorit, dhe Kuvendi duhet të caktojë zëvendësuesit brenda tetorit. Celibashi e di se për pesëshen e re nuk ka më mundësi të ndërhyjë apo të menaxhojë përzgjedhjen. Jo më kot në korridoret e PD kanë nisur të përfliten emrat e parë zëvendësues. Ndërsa për të vetin, Celibashi si përherë është kujdesur që të vijë me propozim nga lart (Rama) dhe me miratim nga poshtë (Berisha).

Qartas, Celibashi dhe Berisha kanë të dy të njëjtin merak me zgjedhjet. I shohin të manipuluara apo të cenuara, por rezultatin e respektojnë deri në fund: Berisha duke shkuar në parlament dhe Celibashi duke u bërë gati për një mandat të ri. Që do të thotë sërish tendera shumëmilionësh për votën e emigrantëve, votën elektronike dhe patronazhimin me sukses të procesit elektoral – për llogari të Ramës… apo Berishës qoftë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme