Politika 9 September 2025, 13:05 Nga VNA

Berisha kritikon për herë të parë publikisht Ilirjan Celibashin

Ndaje në Whatsapp
Berisha kritikon për herë të parë publikisht Ilirjan

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar për herë të parë publikisht kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ai ka reaguar ndaj deklaratës së Celibashit se “zgjedhjet e 11 majit ishin në nivelin e një vendi që synon të anëtarësohet në BE”, duke e cilësuar atë si të hartuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

“Natyrisht tani këta janë të gjithë flasin çfarë thotë zyra e Edi Ramës. Këta i marrin të gatshme nga zyra e Edi Ramës dhe i lexojnë, si Ilirjani, ashtu dhe Bajrami, e të gjithë me radhë. Këtu ka vetëm një zyrë shtypi, ajo zyrë shtypi është vetëm Edi Rama dhe s’ka deklaratë më qesharake. Zgjedhjet ishin një farsë e vërtetë elektorale”, u shpreh Berisha.

Sic e theksuam më lart, kjo është hera e parë që kreu i PD kritikoi Celibashin publikisht. Në fakt, KQZ më herët është kritikuar për vonesa në procesin e numërimit dhe për administrim jo transparent të materialeve zgjedhore, si dhe për mungesë efikasiteti në trajtimin e ankesave dhe kërkesave të palëve politike.

Gjithashtu dyshime ka pasur edhe për votimin me postë, duke kontribuar në besueshmërinë e KQZ, por Berisha nuk e ka gjetur në asnjë rast fajin tek Celibashi.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme