Politika 9 September 2025, 21:33 Nga VNA

Ambasada Amerikane i pëshpërit në vesh deputetit Besart Xhaferaj mesazhin : Shqipëria është në autokraci

Ndaje në Whatsapp
Ambasada Amerikane i pëshpërit në vesh deputetit Besart Xhaferaj

Shqipëria është një autokraci. Jo, nuk është një titull i raportit të radhës të Freedom House apo një rezolutë e Departamentit të Shtetit. Është përfundimi që, sipas deputetit të PD-së Besart Xhaferi, partnerët amerikanë e kanë pranuar me zë të ulët, por të qartë, gjatë një takimi që ka zhvilluar me deputetë të rinj të parlamentit.

Në një intervistë për A2CNN, Xhaferi tregoi se është pyetur nga përfaqësues të SHBA mbi pritshmëritë nga jeta parlamentare. Përgjigjja e tij ishte e prerë: “Nuk ka”. Dhe më pas shpjegoi: “Sot Rama është edhe kryetar bashkie i gjithë Shqipërisë”. Në të njëjtën frymë, ai theksoi nevojën për reformë territoriale dhe lista të hapura, ndërsa biseda nuk preku lidershipin e opozitës.

Sipas Xhaferit, diplomatët amerikanë nuk e artikuluan hapur, por mes rreshtave e pranuan: Shqipëria është një autokraci. Mesa duket, ambasada e frikësuar ka gjetur deputetin e ri të PD-së për të dhënë mesazhe të koduara.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme