Politika 9 September 2025, 14:45 Nga VNA

Drejtori i Policisë “qytetar i indinjuar”: Krimi në Shkodër, përgjegjësia e askujt

Ndaje në Whatsapp
Drejtori i Policisë “qytetar i indinjuar”: Krimi në

Ngjarja tronditëse e Shkodrës, me dy viktima dhe disa të plagosur, nuk nxiti një reflektim mbi përgjegjësinë e policisë, por solli një deklaratë të gjatë “si qytetar i indinjuar” nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Në vend që të japë llogari për faktin se bandat qarkullojnë të armatosura mesditës në qytet, Proda zgjodhi të falënderojë policët për “angazhimin maksimal” dhe ta kthejë reagimin e tij në një letër urimi e ngushëllimi, ku përgjegjësia institucionale mungon krejtësisht.

Drejtori kujton se u kap autori i ngjarjes, se u “shkatërrua një bazë kriminale” dhe se po punohet intensivisht, por harron të përmendë si u la Shkodra të bjerë në duart e bandave, pse krimet përsëriten dhe pse qytetarët jetojnë në frikë.

Deklarata e tij e mbyllur me ftesën për qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, më shumë i ngjan një fjalimi motivues në sallë konference sesa një reagim të një institucioni përgjegjës që duhej të siguronte qytetin. Në këtë histori, policia na rezulton më shumë si spektatore e indinjuar sesa si garant i sigurisë publike.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme