Politika 10 September 2025, 15:17 Nga VNA

SHBA-të: Procesi për pasardhësin e Altin Dumanit të jetë trasparent e pa ndikime të jashtme, e ndjekim nga afër. SPAK partner i besueshëm

Ndaje në Whatsapp
SHBA-të: Procesi për pasardhësin e Altin Dumanit të

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn deklaroi sot se SHBA-të do ta ndjekin nga afër procesin e zgjedhjes së pasardhësit të Altin Dumanit në krye të SPAK dhe presin që të jetë një proces trasparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme. 

“SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u gjithashtu, sigurisht, i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv, jashtëzakonisht efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet sepse mandati i tij ka përfunduar. Dhe procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme.

Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër. Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm; ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së”, deklaroi Vanhorn. Sipas të ngarkuarës me punë, SPAK shihet nga SHBA-të si partner i besuar. 

“Partneriteti ynë me SPAK-un, i ndërtuar mbi një themel besimi dhe angazhimi me Departamentin tonë të Drejtësisë, tregon ndikimin e bashkëpunimit dhe kordinimit efektiv. 

Pra, siç shumë prej jush e dinë, Kryeprokurori i Posaçëm Dumani ishte së fundmi në Uashington për të diskutuar me udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Dhe ky partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Dhe së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar”, theksoi ajo, ndërsa shtoi më tej se lufta ndaj organizatave kriminale dhe trafikut të drogës janë prioritet i SHBA-ve.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme