Politika 9 September 2025, 13:25 Nga VNA

U deshën katër mandate që Rama të kujtohej për mbrojtjen e pronës dhe territorit

Ndaje në Whatsapp
U deshën katër mandate që Rama të kujtohej për

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar ditën e sotme një paketë ligjore në lidhje me mbrojtjen e pronës dhe territorit. Në fjalën e tij gjatë prezantimit të paketës ligjore, Rama u shpreh se ajo do të jetë në tryezën e qeverisë së re si një ndër vendimet më të para.

Edhe në këtë prezantim kryeministri foli sikur sapo kishte ardhur në qeveri dhe jo në mandatin e katërt të tij, duke gjetur fajtorët tek qytetarët apo qeveria e para 12 viteve.

Një pikë ku u ndal ishte edhe paralajmërimi për ndërtuesit që shesin dy herë një apartament, që sipas tij do të ndëshkohen dhe objekti do të konfiskohet menjëherë.

“Nuk mund të vazhdojmë të shohim sesi disa ndërtues mashtrojnë qytetarët. Arrihet deri në absurdin që një apartament do shiten dy herë, masa do të jetë e rëndë dhe do jetë imediat konfiskimi i pronës. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të bllokohet zinxhiri”, u shpreh ai.

Në fakt ky është një nga problemet më të mëdha që hasin qytetarët prej disa vitesh, duke dhënë kursimet dhe në këmbim marrin një apartament të shitur një herë. Për këtë fenomen qeveria ka qenë në dijeni prej disa vitesh, por duhej që të fitonte mandatin e katërt që të kujtohej për ta parandaluar.

Një tjetër vonesë që kryeministri po na e shetë si reformë në mandatin e radhës është edhe “lista e zezë” që do krijojë për ndërtuesit që transformojnë projektet.

“Në një ndërtim ku projekti transformohet shpërfytyrohet, të gjithë janë pjesë e një zinxhiri fajësie, në qendër është ndërtuesi. Ndërtuesit që do zihen në faj do hynë në listën e zezë dhe nuk do ndërtojnë dot më”, tha ai.

Këtë vendim Rama mund ta kishte marrë që në mandatin e parë të qeverisjes, duke qenë se edhe bumi i ndërtimeve sidomos në kryeqytet ka qenë gjatë qeverisjes së tij. Madje disa prej këtyre kullave ku shpesh janë shtuar kate jashtë lejes së ndërtimit janë aq të larta, sa mund të shihen edhe nga dritarja e zyrës së kryeministrit që ky t’i parandalonte me kohë.

Arsyet mund të jenë të ndryshme pse nuk e bëri më herët diçka të tillë, ndosha s’ka pasur edhe Ulsi Manjën si ministër Drejtësie që t’ia kujtonte këtë reformë. Megjithatë, mirë do ishte të na i kursente deklaratat patetike për rregull dhe ligj, a thua se keto 12 vitet e kaluara e ka pasur Sali Berisha në dorë të vendoste për ligjet dhe për shumëkatëshet në çdo cep të Tiranës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme