Sociale 18 December 2025, 19:28 Nga VNA

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

Ndaje në Whatsapp
Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për

Një sërë zonash minerare të shfrytëzuara ndër vite dhe tashmë jashtë aktiviteti të vendosura në rajone të ndryshme të vendit duhet të rehabilitohen për të rritur sigurinë e mjedisit dhe shëndetit publik.

Qeveria pranon në Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Sektorit Minerar 2026-2040 një seri sfidash me të cilat duhet të përballet ky sektor ku bën pjesë edhe rehabilitimi i zonave ku dikur aktiviteti minerar ka qenë mjaft intensiv.

“Trashëgimia historike e veprimtarive minerare, e akumuluar për dekada pa standarde bashkëkohore teknike dhe mjedisore, ka lënë pas një gjurmë të thellë ndotjeje, veçanërisht në zonat e Bulqizës, Rubikut, Kukësit, Korçës, Rehovës, Pogradecit, Hasit, Ersekës, Munellës, Mamëzit, Mëzezit Memaliajt, Kurbneshit, etj, ku depozitimet e mbetjeve minerare, dambat, sterilet dhe drenimi i ujërave acide te ndotura me metale të rënda vazhdojnë të përbëjnë rrezik për tokën, ujërat nëntokësore dhe shëndetin publik” thuhet në dokumentin e nxjerrë për konsultim.

Po kështu duke referuar një studim të Bankës Botërore qeveria pranon se kostoja e rehabilitimit të këtyre rajoneve mund të kapë shifrën 100 milionë euro.

“Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, duke marrë konsideratë edhe faktin, që procesi i mbylljes së minierave jo efektive nuk është realizuar konform praktikës Evropiane, kostoja e rehabilitimit dhe rikuperimit të plotë të këtyre zonave tejkalon 100 milionë euro, çka e bën këtë ndërhyrje një prioritet strategjik kombëtar për periudhën 2026–2040 dhe një komponent kyç të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si dhe të Strategjisë Kombëtare për Ndryshimet Klimatike dhe Rritjen e Qëndrueshme 2023–2030” nënvizohet në strategji.

E njëjta vë theksin tek masat që duhet të merren s ai takon përmirësimeve ligjore dhe përpjekjeve institucionale, të cilat janë marrë edhe më herët në zbatim të Direktivës 2006/21/KE për menaxhimin e mbetjeve të industrive nxjerrëse mbetet i pjesshëm.

Sipas dokumentit shumë impiante përpunimi dhe depozitime historike minerare vazhdojnë të operojnë me sisteme të pamjaftueshme sigurie, pa monitorim të rregullt, pa sisteme paralajmërimi të hershëm dhe pa plane emergjencash të certifikuara në rast përmbytjesh ose kolapsesh strukturorë. Kjo situatë përbën një rrezik të vazhdueshëm jo vetëm për mjedisin, por edhe për komunitetet që jetojnë në afërsi të zonave industriale./ N.Maho/Monitor 

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme