Sociale 16 December 2025, 21:46 Nga VNA

Një në tre familje në Shqipëri kanë të paktën një anëtar emigrant

Ndaje në Whatsapp

Një në tre familje në Shqipëri kanë të paktën

Më shumë se një në tre familje shqiptare kanë të paktën një anëtar emigrant, duke e kthyer emigracionin në një realitet të përditshëm për mijëra familje në vend. Sipas Anketës së Migracionit 2024, 37 përqind e familjeve kanë ose një anëtar që ndodhet aktualisht jashtë Shqipërisë, ose një të afërm që ka jetuar jashtë dhe është kthyer. Në 5 përqind të rasteve, familjet kanë më shumë se një anëtar migrant, çka tregon se largimi nuk është episod i izoluar, por një cikël i vazhdueshëm.

Migrimi nuk prek njësoj të gjithë territorin. Prefektura e Beratit rezulton me shkallën më të lartë të migrimit, ku rreth 69 përqind e familjeve kanë përjetuar largimin e një anëtari. Edhe në Vlorë dhe Lezhë, një në dy familje raporton se ka migrantë në familje. Ndërsa Berati dhe Vlora kanë më shumë migrantë të kthyer, Lezha kryeson për familjet me anëtarë aktualisht jashtë vendit. Në të kundërt, Gjirokastra, Kukësi dhe Dibra shënojnë nivele më të ulëta migrimi, të lidhura kryesisht me izolimin dhe varfërinë. Tirana, si qendër ekonomike, ka gjithashtu një përqindje relativisht më të ulët të familjeve me migrantë, duke reflektuar mundësi më të mëdha punësimi në vend.

Profili i migrantëve ndryshon sipas destinacionit. Migrantët që shkojnë drejt Evropës Perëndimore, Veriore dhe SHBA-së kanë, në përgjithësi, nivele më të larta arsimimi. SHBA-të rezultojnë destinacioni me migrantët më të arsimuar, ku gati një e treta e shqiptarëve mbi 25 vjeç kanë përfunduar arsimin e lartë. Në krahun tjetër, Greqia mbetet destinacioni ku përqendrimi i migrantëve me arsim të ulët është më i madh, duke treguar një ndarje të qartë të migrimit sipas aftësive dhe mundësive.

Migrimi shqiptar mbetet kryesisht një fenomen i dominuar nga meshkujt. Rreth tre të katërtat e migrantëve aktualë janë burra, ndërsa një prirje e ngjashme vërehet edhe te migrantët e kthyer. Çekuilibrat gjinorë janë veçanërisht të theksuar në Mbretërinë e Bashkuar, Greqi dhe Gjermani, ndërsa vetëm te migrantët me arsim të lartë vihet re një shpërndarje më e barabartë gjinore.

Të dhënat tregojnë se largimi ndodh kryesisht në moshë të re. Gati 80 përqind e migrantëve janë larguar nga Shqipëria para moshës 35 vjeç, ndërsa kthimi ndodh më vonë në jetë, shpesh pas periudhave të gjata jashtë vendit. Një pjesë e migrantëve kthehen edhe pas daljes në pension, megjithëse mesatarisht rikthehen më të rinj se popullsia jo-migrante.

Megjithëse të ardhurat jashtë vendit mbeten më të larta se në Shqipëri, realiteti financiar nuk përmbush gjithmonë pritshmëritë. Migrantët kanë prirje të mbivlerësojnë fitimet dhe kursimet që mund të arrijnë, ndërkohë që shpenzimet e larta mujore kufizojnë ndjeshëm mundësinë për të kursyer. Mbi një e katërta e migrantëve të kthyer raportojnë se nuk kanë arritur të kursejnë para gjatë periudhës së emigrimit, ndërsa migrantët aktualë arrijnë mesatarisht kursime modeste.

Edhe remitancat, një nga burimet kryesore të të ardhurave për familjet shqiptare, vazhdojnë të dërgohen kryesisht përmes kanaleve informale, duke mbetur jashtë sistemit financiar. Kjo e bën migrimin jo vetëm një histori largimi, por edhe një mundësi të pashfrytëzuar për zhvillimin ekonomik të vendit./Euronews Albania/

Video

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme