Politika 18 December 2025, 21:44 Nga VNA

Belind Këlliçi distancohet nga Berisha për SPAK: Nuk e kam quajtur kurrë “SKAP”

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi distancohet nga Berisha për SPAK: Nuk e kam

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është distancuar publikisht nga qëndrimet e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, lidhur me Prokurorinë e Posaçme, duke theksuar se ai personalisht nuk e ka quajtur kurrë SPAK-un “SKAP”.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Këlliçi deklaroi se qëndrimi i tij ndaj institucionit të drejtësisë ka qenë kritik, por konstruktiv, dhe i bazuar në veprime konkrete e jo në etiketime politike.

“Kemi qenë konstruktivë në kritikat që kemi bërë. Nuk e kam quajtur kurrë SPAK-un ‘SKAP’. Ky është qëndrimi im. Zoti Berisha ka qëndrimin e tij,” u shpreh deputeti demokrat.

Duke folur për hetimet e SPAK, Këlliçi sqaroi se kritikat e tij kanë qenë të drejtuara ndaj prokurorit Dritan Prençi, i cili ka hetuar çështjen e inceneratorit të Tiranës dhe lidhjet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, për mungesën e hetimeve në periudhën e mëparshme.

Sipas tij, qëndrimi ndryshon në momentin kur ka indicie për një hetim serioz dhe të qëndrueshëm. Këlliçi theksoi se opozita nuk mund të mbajë të njëjtin diskurs ndaj drejtësisë në çdo rast, por duhet të gjykojë mbi bazën e fakteve dhe rezultateve konkrete.

Deklaratat e Këlliçit vijnë në një moment tensionesh të brendshme në opozitë, ku qëndrimet ndaj SPAK dhe Reformës në Drejtësi po shfaqen gjithnjë e më të diferencuara mes figurave kryesore të Partisë Demokratike.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme