Politika 18 Dhjetor 2025, 22:23 Nga VNA

Marrëveshja e 17 majit me Lulzim Bashën, Edi Rama zbulon bisedat mes të dyve

Ndaje në Whatsapp
Marrëveshja e 17 majit me Lulzim Bashën, Edi Rama zbulon bisedat mes

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Lulzim Bashës, ish-kreut të Partisë Demokratike në atë që njihet si marrëveshja e 17 majit.

Rama tha se ka biseduar me Bashën vetëm për vetëm në një prej sallave të Kuvendit. Sipas tij, Basha mori çdo gjë që kërkoi dhe pati bekimin e Berishës.

Blendi Fevziu: Ka mbetur mister dhe nuk ju kam pyetur asnjëherë një takim i famshëm i 17 majit 2017 me Lulzim Bashën. Në këto 35 vjet është një nga marrëveshjet e mëdha që ti ke bërë sepse Nano-Berisha kanë bërë marrëveshje.

Edi Rama: E bekuar nga ai tjetri 100%.

Blendi Fevziu: Të më tregosh ndonjë detaj, çfarë ka ndodhur?

Edi Rama: Unë nuk mundet dot të mos e them atë që Luli i shkretë nuk e thotë dot më. Unë e them, për Lulin jo për vete. Çfarë do të dish ti?


Blendi Fevziu: Sot pas kaq vitesh si ndodhi që u futën dy njerëz, bënë një marrëveshje, të gjitha i ndanë dhe u zgjidh. Ndërkohë kishte një mosmarrëveshje me vite që shkonte?

Edi Rama: Vjen Hoyt [Brian Yee] tek unë, flet për rajonin, flet për Kosovën, për Malin e Zi dhe unë thashë çfarë muhabeti është ky. Një nga një të tëra, rajoni. Mbyllet rajoni dhe thotë sa i përket këtu thotë, s’kemi çfarë themi, ti i bëre të gjitha, fatkeqësi e madhe për PD-në, por zgjedhja e tyre. Tani thotë ne po ikim se do shkoj të takoj Lulzim Bashën. Për çfarë do e takosh i them unë? Do e takoj më tha, t’i japim një mundësi të fundit. Ok. Shkon dhe pastaj doli ajo që i dhamë një plan me pesë pika. Se s’po të them shumë detaje të tjera se do zgjatem. Si përfundim, i them unë mbrapa, tani çfarë kjo tani, çfarë plani? Plani me pika pa pika. Po sikur të fillojë historia nga e para ose nga ana tjetër. Ti e ke bërë tënden, s’ke punë fare. Amerikan me një fjalë, shkurt muhabeti. Ne kishim një takim në Elbasan me gratë. Ndërkohë që Luli mblodhi gjithë partitë në sallën e Kuvendit. Nisem për Elbasan dhe rrugës marr Gramoz Ruçin. Gramoz i thashë, unë do i shkoj atje atij. Do i shkoj atje në takim. Leje tani tha çfarë do i shkosh në takim atij. Do i shkoj në takim i thashë, më thuaj çfarë meraqesh ke. Unë u nisa për Elbasan se e ke Taulantin gjallë se i thashë ma jep mua fjalën se do iki. Ku do shkosh? Do shkoj te Luli i thashë. Më thotë Gramozi. Ke ndonjë merak ti i thashë unë. Çfarë mendon në rast se unë arrij ta ul atë. Tha, dy gjëra kam merak unë, data lëviz, kryeministri s’lëviz. Çdo gjë tjetër lëviz. Ok them unë, jemi në një mendje. Kthehem dhe shkoj atje. Aty ishin të gjithë këta. Brenda ishin të gjithë këta karavidhet dhe filluan muhabetet e tyre. U thashë unë nuk kam punë me ju, kam ardhur për këtë. S’kam lidhje me ju fare, çfarë më thoni mua.


Blendi Fevziu: Si e more më vete?

Edi Rama: Unë kam ardhur për ty i thosha unë. Ai siç e ka atë stilin. Shihte të tjerët. Në një moment të caktuar i them do çohesh ti të vish me mua. Si me fol bashkë. Këta të tjerë, kush nuk e di. Fatmir Mediu më duket, nuk lëviz ky pa ne tha. Pse i thashë unë, çfarë ju ka ky juve. Hajde i thashë se po të pres te salla tjetër. Hajde i thashë, më mirë hajde ti te unë se sa të vijë raketa ty i thashë. Raketa kisha parasysh goditjen që do ndodhte. Unë fola për një raketë që e dija, jo për raketa që do shkonin te Mali me Gropa. Dhe erdhi. Ça do tha? Ulu. U futëm, është një sallë e madhe aty ku bëhen mbledhje. U ulëm edhe folëm gjerë e gjatë. Fol e fol e fol. Në fund u morëm vesh. Patëm një diskutim në fund kush do flasë i pari. Fol ti i thashë, s’dua të flas fare. Kishte merak mos qesh ti kur të flas unë. Jo mo unë nuk qesh fare. Mos qesh ti kur flas unë tha se ti e ke këtë zakonin që kur flas unë do të tallesh me çdo gjë, kjo është gjë serioze.

Blendi Fevziu: Ti paska dorëzuar zgjedhjet që në atë moment. Kur të thotë kryetari i opozitës mos qesh kur flas unë.

Edi Rama: Mos ta bëjmë kështu. Ishte miqësore.

Blendi Fevziu: Ishte i kuptueshëm në marrëveshje?

Edi Rama: Ishte e thjeshtë fare, mori çdo gjë që kërkoi.

Blendi Fevziu: Çfarë bekimi mori atëherë se më the u bë me bekimin e Berishës? A ishit vetëm ju të dy tek për tek?

Edi Rama: Po vetëm ne të dy, por unë u informova ndërkohë. Më informoi ai se u takuam prapë të nesërmen. Ishte tha një gjysh i lumtur.

Blendi Fevziu: Ty t’i mori në tavolinë pa biseduar me njeri?

Edi Rama: Aty jo. Hiri i të vërtetës e do që aty ai… I thashë, do marrësh të pyesësh. Merr pyet i thashë se unë e mora Gramozin para. Pyet edhe ti se mos ke ndonjë njeri me pyet. Kë të pyes tha. Unë i thashë një të urtë, ti e ke të urtin tënd. Më zhgënjen tha, ku e pyes atë unë. Ai më tha, do japë bekimin. Edhe e dha bekimin.

/tvklan.al

Video

Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, iu bashkua mbrëmjen e sotme protestës së Adriatik Lapajt në sheshin përpara Kryeministrisë. Binaj pritej të ishte i përzgjedhuri i demokratëve për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, por pas anulimit të tyre me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ai nuk e ka fshehur ambicien për të qenë kandidat i PD-së në zgjedhjet e rregullta për Bashkinë e Tiranës, të cilat pritet të mbahen në pranverën e vitit 2027.

Pas 35 vitesh. I njëjti lider si ai ne foton e podiumit i bën thirrje Kavajës që të ringrihet

Fermerët në Bruksel protestuan kundër marrëveshjes BE-Mercosur, duke bllokuar rrugë kryesore dhe duke shkaktuar incidente pranë Parlamentit Europian. Ata kundërshtojnë importin e produkteve bujqësore nga Amerika e Jugut, pasi sipas tyre dëmton fermerët europianë dhe subvencionet bujqësore. Protesta u shoqërua me bllokime nga traktorë, përplasje me policinë dhe ndërhyrje të forcave të rendit. Ata ndezën zjarre, hodhën objekte ndërsa policia u përgjigj me me gaz lotsjellës.

Pas Francës protesta e fermerëve mbërrin edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit Organizata europiane e fermerëve Copa-Cogeca, e cila po organizon eventin, pret 10,000 pjesëmarrës, ndërsa kryeqyteti belg është fortifikuar. Tashmë në Bruksel, sipas përditësimit të policisë, 150 traktorë mbërritën herët të enjten në mëngjes, ndërsa dy tunele që të çojnë në qendër të qytetit janë mbyllur. Sipas organizatorëve, fermerët po protestojnë, kundër reformave të PPB-së dhe buxhetit të BE-së dhe “marrëveshjeve tregtare të papranueshme” si ajo me bllokun tregtar të Amerikës së Jugut Mercosur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme