Sociale 17 December 2025, 18:33 Nga VNA

Parkimi në Tiranë po kthehet në krizë sociale

Ndaje në Whatsapp
Parkimi në Tiranë po kthehet në krizë sociale

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi, ka ngritur alarmin për situatën e parkimeve në kryeqytet, duke e cilësuar atë si një krizë sociale në rritje që po rëndon drejtpërdrejt mbi qytetarët.

Sipas Topuzit, Bashkia e Tiranës po heq parkimet në unazë dhe në rrugët kryesore për t’i zëvendësuar me korsi për autobusë, taksi dhe biçikleta. Ai thekson se kjo është një masë e nevojshme për përmirësimin e mobilitetit urban, por problemi qëndron te mungesa totale e alternativave reale për parkim.

“Sot, një vend parkimi në Tiranë shitet nga 40 deri në 80 mijë euro, ndërsa qiratë mujore variojnë nga 80 deri në 150 euro. Këto janë shifra të papërballueshme për pagat reale në Shqipëri”, deklaron Topuzi. Ai shton se parkimet publike kanë tarifa të larta, ndërsa gjobat për parkim të gabuar kanë arritur kulmin, duke e kthyer parkimin në një barrë financiare për familjet.

Në reagimin e tij, Topuzi kritikon edhe opozitën, e cila sipas tij është e përqendruar vetëm te debati për korrupsionin e madh dhe nuk po merret me problemet e përditshme që prekin drejtpërdrejt qytetarin. “Duke mos i kthyer këto halle në kauza reale, opozita është larguar nga baza e saj”, shprehet ai.

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë propozon disa zgjidhje konkrete që mund të aplikohen edhe në Tiranë, si ndërtimi i parkimeve publike me kate në pronë të bashkisë, vendosja e tarifave mujore të subvencionuara për banorët me të ardhura të ulëta, krijimi i parkimeve “Park & Ride” në hyrje të qytetit të kombinuara me transport publik, si dhe kthimi i shesheve të lira të ndërtimit në parkime me kate, qoftë edhe provizore, përmes stimujve fiskalë për ndërtuesit.

“Nuk mund të ndëshkosh qytetarin vetëm me gjoba, pa i dhënë alternativë”, thekson Topuzi, duke nënvizuar se parkimi nuk është luks, por një nevojë urbane për një qytet funksional dhe të jetueshëm.

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme