Sociale 14 Gusht 2025, 09:00 Nga VNA

Mahmud Darwish: Poezia e Dhimbjes dhe Qëndresës së Palestinezëve

Ndaje në Whatsapp
Mahmud Darwish: Poezia e Dhimbjes dhe Qëndresës së

"Dje humbëm lirinë, sot po humbasim dashurinë. Kam frikë se nesër kemi për të humbur njerëzoren.” – janë vargje dhimbjeje gjer në asht, të poetit kombëtar palestinez Mahmud Daruish(Mahmoud Darwish).

 

I lindur në vitin 1941 në Palestinë, ai ndërroi jetë në SHBA në vitin 2008 në moshën 67-vjeçare. Megjithatë, vargjet e dhimbjes duket sikur i ka shkruar duke e përjetuar për së gjalli Gazën dhe palestinezët e tij në ditët e sotme. Jo e papritur, sepse i tillë ka qenë në dekada përjetimi i çdo palestinezi për vendin e tij.

Daruish konsiderohet si zëdhënësi dhe simboli i palestinezëve, si dhe është shkruesi i Deklaratës së Pavarësisë së Palestinës nëvitin 1988, dhe ka një jetë të pasur politike. Për këtë shkak dhe për shkakun se ishte palestinez në territor ku u vendosën kolonët izraelitë, ai ka jetuar një jetë në zhvendosje e lëvizje, duke nisur që nga vegjëlia kur u largua nga fshati i tij ku i shkatërruan shtëpinë.

Por edhe një pasuri e tërë letrare dhe një letërsi e mbushur me metafora nostalgjie e dhimbjeje, ashtu siç është vetë jeta e një “muhaxhiri” në vendin e tij dhe në vende të tjera. Metaforat e dashurisë janë kaq ndjellëse, por që njëherësh e bëjnë lexuesin të vihet në dyshim nëse është dhimbje që shprehet veçse për dashurinë, apo dhimbja e dashurisë për vendin dhe tokën e humbur. Cilado që të jetë, Daruish i rendit ato mjeshtërisht.

Vepra e Daruish është publikuar në 20 gjuhë, si dhe është vlerësuar me një numër çmimesh. Për lexuesin shqiptar, shtëpia botuese “Dudaj” ka sjellë këtë vit përmbledhjen me poezi tëtitulluar “Mos kërko falje për çfarë ke bërë”, të shqipëruara nga Agron Islami.

Poezi që përkunden nga këndimi i dashurisë, tek përdëllimi për nënën (Ndjej nostalgji për bukën e nënës time/ për kafenë e nënës time/ për përkëdheljen e saj), e deri tek fuqia e qëndresës si tek poezia “Në Jerusalem”: “Befas ulëriti një ushtare:/ - Sërish ti?! A s’të vrava?/ I thashë:/ - Po, më vrave… por, unë, ashtu si ti,/ harrova të vdisja”, apo shpresa e rigjallërimit tek poezia “Njeriut”: “Asnjë dhomë paraburgimi s’është e përjetshme,/ aq më pak unazat e prangave”.

Është një vëllim poezish që nuk duhet lënë pa lexuar, si për të shijuar frymëzimin poetik dhe pasurinë e figurave letrare të përdorura, ashtu edhe për të thëthitur forcën e qëndresës. Ndërsa në këto ditë të nxehta vere, ju sugjerojmë që tek gjerbni kafenë e mëngjesit të hapni librin në poezinë “Kafeja”, që pa ekzagjerim mund të konsiderohet si një himn për kafenë:

“Çdo shtëpi ka kafenë e vet,

Edhe çdo dorë ka kafenë e vet,

sepse nuk ka shpirt

që i ngjan një shpirti tjetër.

 

Kafeja është si dashuria:

pak prej saj nuk rrëfehet,

dhe as shumë prej saj nuk të ngop.”

 

Nga Trëndelina Gashi

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme