Sociale 13 August 2025, 13:14 Nga VNA

Nis rënia e temperaturave ... përkohësisht! Edhe shtatori i ngrohtë

Ndaje në Whatsapp
Nis rënia e temperaturave ... përkohësisht! Edhe shtatori i

Pas valës së të nxehtit me temperatura deri në 42°C, në vend ka nisur ulja graduale e temperaturave.

 Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak deri në fundjavë pritet rënie e ndjeshme, me vlera që do të zbresin në 35-36°C. Megjithatë, në zona të izoluara në veri dhe Mbishkodër, temperaturat do të mbeten të larta, deri në 38-39°C.

Parashikimi 

Ditën e Enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera - herës deri të dendura nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore. 

Vranësirat në relievet malore nga orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Nga orët e mbrëmjes ndërprerje e tyre. 

Era me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s. 

Deti - Valëzimi 1-2 ballë.

Shtatori 

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak deri në fundjavë pritet rënie e ndjeshme, me vlera që do të zbresin në 35-36°C. Megjithatë, në zona të izoluara në veri dhe Mbishkodër, temperaturat do të mbeten të larta, deri në 38-39°C.

Reshje nuk parashikohen deri më 23-24 gusht, ndërsa më pas priten dy ditë me reshje të konsiderueshme. Thatësira vazhdon të jetë e pazakontë, dhe edhe muaji shtator pritet të vijojë me temperatura të larta.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme