Sociale 13 August 2025, 09:42 Nga VNA

Zjarret në Delvinë dhe Tepelenë: Situatë emergjente, banorët evakuohen

Ndaje në Whatsapp
Zjarret në Delvinë dhe Tepelenë: Situatë emergjente,

Një natë e vështirë ka kaluar për qytetin e Delvinës, ku flakët kanë kërcënuar seriozisht banorët dhe infrastrukturën lokale. Lufta me zjarrin ka qenë heroike, me angazhimin e forcave zjarrfikëse lokale dhe nga Tirana, ushtrisë dhe banorëve. Megjithatë, vatrat e zjarrit në zonën e Kakodhiqit mbajnë situatën ende të tensionuar.

Rreth 10 qytetarë, përfshirë 4 ushtarë, morën ndihmë mjekësore për asfiksi, ndërsa spitali i Delvinës u zhvendos përkohësisht në Kinotetarin e qytetit për shkak të flakëve dhe tymit.

Gjithashtu, një vatër zjarri masive ka përfshirë fshatin Hormovë, pranë kufirit me Gjirokastrën, ku forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi punojnë që prej orës 04:00 të mëngjesit për izolimin e flakëve. Situata paraqitet alarmante për shkak të bimësisë së dendur, erërave të forta dhe afërsisë me zonat e banuara, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për qetësi dhe respektim të udhëzimeve të emergjencës.

Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës vijojnë monitorimin për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme