Sociale 13 August 2025, 12:18 Nga VNA

BE reagon për ndërprerjen e sinjalit dhe plaçkitjen e News24: “Çdo mosmarrëveshje duhet zgjidhur sipas ligjit”

Ndaje në Whatsapp
BE reagon për ndërprerjen e sinjalit dhe plaçkitjen e News24:

Delegacioni i BE-së në Shqipëri reagon për ndërprerjen e sinjalit të News24 dhe plaçkitjen e ambienteve të Focus Media News, duke theksuar se çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet sipas ligjit dhe procedurave të rregullta.

Reagimi i plotë:

Ne po ndjekim nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediat e saj.

Mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre.

Këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme