Sociale 13 Gusht 2025, 18:05 Nga VNA

Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

 

Në 48 orët e fundit, dhjetra vatra të rrezikshme zjarri po kërcënojnë komunitetet lokale në të gjithë vendin, ndërsa forcat e emergjencave civile u shfaqën edhe këtë gusht në vështirësi dhe të keqpajisur për të përballuar situatën.

Në fshatin Skënderbegas të Gramshit, ku flakët e zjarrit shkrumbuan dhjetra shtëpi të martën, një grua sapo ka shpëtuar, por është e trishtuar për çfarë ka mbetur pas.

“Avionët erdhën me vonesë, gjithçka u dogj,” i tha ajo gazetarëve.

“Si u dogjëm, u përvëluam erdhën këta. Kam punuar një jetë për atë shtëpi,” ankohet ajo.

Banorët e fshatrave Kullollas dhe Skënderbegas në bashkinë e Gramshit e panë veten të rrethuar nga flakët brenda pak orësh dhe luftuan që të shpëtonin shtëpitë dhe bagëtitë, por më kot.

Sipas Policisë së Shtetit, një person humbi jetën dhe dhjetë të tjerë u lënduan nga flakët e zjarrit. Policia e identifikoi viktimën si autorin e zjarrvënies. Ndërkohë, banorët e evakuuar po bëjnë bilancin e dëmeve.

“Deri tani ne nuk dimë gjë se ku jemi. Jemi të frikësuar, të tronditur,” tha një tjetër banore. “U mundova të fik zjarrin afër shtëpisë. Nuk di çfarë bëhet me pjesën tjetër të bagëtive që kam. Kam shumë kokë bagëti sipër dhe nuk e di se çfarë bëhet,” shtoi ajo, duke theksuar se u detyrua që të ikte pasi e mori policia.

Vatra e zjarrit në njësinë administrative Skënderbegas të Gramshit ishte një ndër më të rrezikshmet, por jo e vetmja. Të keqpajisur dhe me mungesa të mëdha logjistike, forcat e Emergjencave Civile të mbështetura nga Policia dhe Ushtria u përballën me 64 vatra zjarri në të gjithë vendin, 24 prej të cilave janë ende aktive të mërkurën.

Tokë e shkrumbuar në njësinë administrative Skënderbegas, Gramsh. Foto: Bardha Nergjoni.

Në jug të vendit, qyteti i Delvinës u rrethua nga flakët mbrëmjen e së martës dhe autoritetet u detyruan që të evakuuonin pacientët e spitalit. Paraditen e së mërkurës, Ministria e Mbrojtjes u bëri thirrje urgjente për evakuim drejt zonave të sigurta banorëve të fshatrave Nartë dhe Skënderbegas në Gramsh dhe atyre të Delvinës.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka mbi 10 mijë forca në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, ndërsa vlerësoi se situata po shkon drejt stabilizimit.

“Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë,” deklaroi Ministria.

Por emergjenca e zjarreve ka nxjerrë edhe këtë gusht në sipërfaqe mungesën e kapaciteteve dhe atë të masave të qëndrueshme për të përballuar situatën.

Ndryshe nga vende të tjera në rajon, qeveria shqiptare nuk ka një flotë të vetën për të përballuar situatën dhe u detyrua edhe këtë vit që të huazonte mjete ajrore për emergjencën me zjarret.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht po operojnë 5 helikopterë Black Hawk, nga të cilët dy janë huazuar nga Emiratet e Bashkuara, një nga Çekia dhe një nga Sllovakia, ndërsa helikopteri i pestë i përket Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në mungesë të një plani të qëndrueshëm për përballimin e situatës së zjarreve, kryeministri Edi Rama paralajmëroi të mërkurën dënime të ashpra për zjarrvënësit.

“Dy netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, në Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, në kufi me Gjirokastrën, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull në kufi me Delvinën, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme,” shkroi Rama në Facebook.

“Thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm, të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë vonë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve, ndërsa  për kriminelët që luajnë me flakët, ndëshkimi do të jetë maksimal,” shtoi ai.

Reporter.al 

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme