Sociale 1 Nëntor 2025, 07:52 Nga VNA

Leksione Nobeli për Shqipërinë

Ndaje në Whatsapp
Leksione Nobeli për Shqipërinë

Editorial i Monitor / Çmimi Nobel në Ekonomi i këtij viti riktheu në qendër të debatit një nga mesazhet më të forta të dekadës: nuk ka zhvillim ekonomik pa inovacion.

Fituesit e fundit, që kanë studiuar marrëdhënien midis përparimit teknologjik dhe rritjes së qëndrueshme, theksojnë se kapitali më i vlefshëm i çdo vendi nuk është më toka, industria apo burimet natyrore, por kapaciteti për të krijuar, për të shpikur dhe për të përshtatur risitë.

Në thelb, ata argumentojnë se investimi në kërkim, zhvillim dhe teknologji nuk është luks për ekonomitë e vogla, por domosdoshmëri për mbijetesë në epokën e re të konkurrencës globale.

Nëse këto leksione përkthehen në realitetin shqiptar, mesazhi bëhet edhe më urgjent. Shqipëria po hyn në një fazë të re ekonomike dhe institucionale, ku procesi i integrimit europian po kërkon nga bizneset dhe shteti një riformatim të thellë të mënyrës së funksionimit.

Ekonomia shqiptare nuk mund të mbështetet më vetëm në krahun e lirë të punës apo në eksportet e produkteve të papërpunuara natyrore e atyre me vlerë të shtuar të ulët, por duhet të ecë drejt modernizimit teknologjik dhe dixhitalizimit të plotë të proceseve.

Është e vërtetë që Qeveria po tenton të tregohet novatore përmes projektit të ministres dixhitale “Diella”, që tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave të huaja, por kjo nuk mjafton dhe nëse mbetet e vetme, rrezikohet të kthehet në reklamën e radhës.

Shqipëria ka shumë për të bërë në drejtim të identitetit dixhital, ekonomisë pa para në dorë (cashless), modernizimit të shërbimeve publike online e të tjera pa fund.

Këto janë hapa që shkojnë në një linjë me tendencat globale dhe që mund të krijojnë terrenin për një ekonomi më transparente, më efikase dhe më konkurruese. Por në të njëjtën kohë, është e qartë se edhe dixhitalizimi në vetvete nuk mjafton, nëse bizneset nuk ndryshojnë strukturën e tyre të brendshme dhe mënyrën si operojnë.

“Monitor” ka trajtuar sfidat e integrimit në BE, ku drejtues të bizneseve dhe dhomave të tregtisë paralajmërojnë se ky proces do të ketë kosto të konsiderueshme për sipërmarrjet, sidomos për ato prodhuese, duke rrezikuar të japë një efekt negativ, sidomos në vitet e para.

Për të përmbushur standardet europiane, kompanive do t’u duhet të zëvendësojnë teknologjinë, të instalojnë sisteme të reja prodhimi, të marrin certifikime ndërkombëtare dhe të trajnojnë personelin, me një kosto që mund të arrijë nga 200 deri në 700 mijë euro për një biznes të mesëm.

Këto janë investime të detyruara, sepse procesi i integrimit nënkupton konkurrencë të hapur me tregun e BE-së dhe eliminimin e çdo avantazhi që nuk mbështetet në efikasitet apo cilësi.

Në këtë kuptim, leksioni i Nobelit është i njëjtë me rekomandimin që del nga realiteti shqiptar: modernizimi teknologjik nuk është më zgjedhje, por detyrim. Çdo vonesë në këtë drejtim do të thotë humbje tregu, produktiviteti dhe investimesh.

Siç theksojnë ekspertët e Dhomës Amerikane dhe të Dhomës së Tregtisë, për të mbetur konkurruese, ndërmarrjet shqiptare duhet të përqafojnë automatizimin, inovacionin dhe dixhitalizimin si pjesë të pandashme të strategjisë së tyre të rritjes.

Edukimi mbetet një faktor kyç për të nxitur këtë tendencë. Vendi ka shansin që një numër i lartë shqiptarësh kanë marrë kualifikimin në shkollat ndër më të mirat në botë.

Dhe objektivi i lidershipit të vendit është të gjejë mënyrat për ta bëtë tërheqës vendin për këtë kontingjent të madh e mjaft të vlefshëm të kapitalit human. Nëse ata do të kishin një alternativë tërheqëse, kthimi i tyre në atdhe ndoshta do të përbënte investimin më të mirë e më të madh për të ardhmen e Shqipërisë.

Një fenomen i tillë ndodhi në përmasa të mëdha në Kinë, me ata që u shkolluan jashtë saj, kryesisht në Amerikë, dhe nuk ndodhi me vendet e Afrikës, duke bërë diferencën në zhvillim të kontinentit, për sa kohë ata largohen për studime por pa kthim. Shembujt janë, duhet vetëm të zgjedhim.

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq ku zhvillimi ekonomik dhe integrimi europian nuk mund të ecin pa bazën që sjell teknologjia. Leksioni i Nobelit i këtij viti është i qartë: kombet që investojnë në inovacion ndërtojnë pasuri afatgjatë; ato që vonojnë, paguajnë koston e të qëndruarit në vend.

Dhe për Shqipërinë, kjo është koha për të kaluar nga eksperimentet sporadike drejt një vizioni të qëndrueshëm ekonomik që e sheh novacionin jo si slogan, por si strategji kombëtare.

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme