Sociale 30 October 2025, 17:23 Nga VNA

Rritja e çmimet të energjisë për makinat elektrike, 3 kërkesat e Sindikatës së Taksive

Ndaje në Whatsapp
Rritja e çmimet të energjisë për makinat elektrike, 3

Sindikata Shqiptare e Taksive ka reaguar për vendimin e Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë në stacionet e karikimit të makinave elektrike.

Në letrën drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe ERE, Sindikata u kërkon atyre të rishikojnë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë për pikat e karikimit të makinave elektrike, me fuqi të instaluar mbi 11 kW.

Me një vendim të datës 15 tetor, Enti miratoi që çmimi i ri për pikat/stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11 kW që rriste çmimin e energjisë për këto kategori nga 14 lekë që është aktualisht në 22 lekë/kWh. Vendimi hyn në fuqi nga data 1 nëntor. Në pik, energjia për këto kategori do të paguhet 15% më shumë se çmimi normal çka rezulton në një tarifë 25.3 lekë/kWh.

Sindikata Shqiptare e Taksive kërkon pezullim të menjëhershëm të zbatimit të tarifës së re deri në zhvillimin e një dëgjimi publik me Sindikatën Shqiptare të Taksive dhe grupet e tjera të interesit.

Së dyti, rishikimin e tarifës me qëllim vendosjen e një çmimi preferencial për taksitë elektrike, si sektor shërbimi publik me ndikim social dhe mjedisor.

Së treti kërkohet krijimi i një mekanizmi subvencionimi apo lehtësie fiskale, për të mos e kthyer investimin ekologjik të qindra shoferëve në barrë ekonomike.

“Ky vendim, në formën aktuale, ndikon drejtpërdrejt dhe rëndë sektorin e transportit taksi në Shqipëri, pasi mbi 70% e automjeteve të shërbimit taksi janë tashmë mjete elektrike, të blera përmes kredive bankare, si pjesë e angazhimit për një transport më ekologjik, më ekonomik dhe pa ndotje për qytetet shqiptare”, theksohet në letrën drejtuar MIE dhe ERE.

Drejtuar:
Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
Entit Rregullator të Energjisë (ERE)

Nga:
SINDIKATA SHQIPTARE E TAKSIVE

Lënda:
Kërkesë për pezullimin dhe rishikimin e tarifës së re të energjisë elektrike për stacionet e karikimit të mjeteve elektrike

I nderuar Kryetar i Entit Rregullator të Energjisë,
E nderuar Znj. Ministre,

Sindikatës Shqiptare të Taksive i është përcjellë me shqetësim vendimi i fundit i ERE-s për vendosjen e një tarife të re dhe të diferencuar për energjinë elektrike në stacionet e karikimit të makinave elektrike, që hyn në fuqi më 1 nëntor 2025, me çmim 22 lekë/kËh dhe 25.3 lekë/kËh në orar piku (18:00–23:00).

Ky vendim, në formën aktuale, ndikon drejtpërdrejt dhe rëndë sektorin e transportit taksi në Shqipëri, pasi mbi 70% e automjeteve të shërbimit taksi janë tashmë mjete elektrike, të blera përmes kredive bankare, si pjesë e angazhimit për një transport më ekologjik, më ekonomik dhe pa ndotje për qytetet shqiptare.

Sindikata Shqiptare e Taksive, si përfaqësuese ligjore e këtij grupi të madh interesi, nuk është ftuar dhe nuk është konsultuar në procesin paraprak të vendimmarrjes, ndonëse ligji kërkon përfshirjen e grupeve të interesit në vendime që prekin drejtpërdrejt ekonominë e tyre.

Ky mungesë konsultimi dhe transparence bie ndesh me parimet e Ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe me praktikat e mira të dialogut social.

Ne theksojmë se rritja e çmimit të energjisë për karikimin e mjeteve elektrike penalizon transportin e gjelbër, dekurajon investimet në energji të pastër, dhe bie ndesh me objektivat e qeverisë për dekarbonizim dhe ulje të ndotjes urbane.

Nëse ky vendim nuk rishikohet, Sindikata Shqiptare e Taksive do të detyrohet të përdorë të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike të mbrojtjes së interesit të anëtarëve të saj, përfshirë ankesa administrative dhe gjyqësore./Monitor

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme