Sociale 30 October 2025, 08:20 Nga VNA

Protestë pa afat në Durrës kundër projektit “TID Durrës”/ Banorët akuzojnë për shkatërrim të trashëgimisë dhe mungesë transparence

Ndaje në Whatsapp
Protestë pa afat në Durrës kundër projektit “TID

Sot në orën 12:00, dhjetëra familje durrsake dhe qytetarë të tjerë pritet të mblidhen përpara Bashkisë së Durrësit në një protestë pa afat kundër projektit “TID Durrës”, i cili, sipas tyre, po shpronëson dhe shkatërron pronat brenda zonës historike të qytetit.

Banorët pretendojnë se projekti, që prek mbi 170 prona familjare brenda perimetrit historik të Amfiteatrit, po zbatohet pa transparencë, pa konsultim publik dhe në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Ata kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve dhe rishikimin e planit në bashkëpunim me komunitetin lokal dhe ekspertët e fushës.

Gjatë protestës, organizatorët pritet të prezantojnë fakte mbi dëmet e mundshme të projektit, të mbledhin firma për një peticion kundër shpronësimeve të padrejta, si dhe të diskutojnë hapat e ardhshëm ligjorë dhe qytetarë.

Ndërkohë, më herët aktivistët kanë akuzuar se ndërhyrjet në zonën e Amfiteatrit të Durrësit janë nisur që në kulmin e pandemisë, në bashkëpunim mes Bashkisë së Durrësit, Ministrisë së Kulturës dhe AADF-së (Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim). Këto institucione dyshohet se kanë nisur përgatitjet për një Plan të Detajuar Vendor (PDV), që parashikon ndryshime të mëdha urbanistike dhe prishjen e një numri të konsiderueshëm banesash të ndodhura mbi ose pranë Amfiteatrit.

Sipas ekspertëve të trashëgimisë kulturore, studimi paraprak i zonës duhej të përfshinte një inventar të plotë të monumenteve, banesave dhe vlerave historike, të shoqëruar me konsulta publike dhe transparencë institucionale, por këto faza duket se janë anashkaluar.

Në dokumentet e projektit përmendet sërish emri i arkeologes Iris Pojani, e përfshirë më herët në projekte të ngjashme që kanë ngjallur debate, përfshirë rastin e “Pikëzës së Vogël” në Parkun e Butrintit — një projekt që, sipas një artikulli fitues të çmimit të parë të BE-së nga portali Amfora.al, u realizua në mënyrë të dyshimtë, duke fshehur dokumente arkeologjike dhe duke hapur rrugë ndërtimeve brenda një zone të mbrojtur.

Protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të ndalojnë derisa projekti të ndalet dhe banesat e tyre të mos preken nga ndërhyrjet që, sipas tyre, rrezikojnë të përsërisin “skandalin e Butrintit” edhe në zemër të Durrësit.

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme