Sociale 25 February 2026, 16:41 Nga VNA

Ku është shëndetësia falas? Fakte që rrëzon propagandën

Ndaje në Whatsapp

Ku është shëndetësia falas? Fakte që rrëzon

Në një nga korridoret e QSUT, një i moshuar zgjat dorën me disa kartëmonedha. Nuk po kërkon një shërbim luksi. Nuk po blen ilaçe jashtë liste. Po përpiqet të sigurojë diçka që në letër e ka të garantuar: kujdesin shëndetësor.

Skena është e zakonshme. Përsëritet në korridoret e QSUT-së, në heshtje, pa zë, pa kamera zyrtare dhe pa videot e ministres që propagandon atë që nuk ekziston. Një gjest i vogël, por që flet shumë. Sepse paratë nuk jepen nga mirënjohja. Jepen nga pasiguria. Nga frika se mos mbetesh në pritje. Nga ankthi se mos operacioni shtyhet. Nga ndjenja se pa “një kafe”, sistemi nuk lëviz.

Për fat të keq ky nuk është një episod i izoluar. Është një kulturë e krijuar ndër vite, një perceptim i rrënjosur thellë: që shërbimi publik funksionon më mirë kur shoqërohet me një pará në dorë. Edhe kur askush nuk ta kërkon drejtpërdrejt, ti ndihesh i detyruar ta ofrosh. Sepse shëndeti nuk është fushë delikate dhe i pashpresë për ta marrë falas në Shqipëri.

Dhe pikërisht këtu lind pyetja: çfarë do të thotë “shëndetësi falas”, nëse pacienti ndien nevojën të paguajë për të marrë atë që është bazë?

Kur një qytetar paguan jo për një privilegj, por për të shmangur neglizhencën, kemi të bëjmë me një problem që shkon përtej individëve. Është çështje besimi dhe dështim i sistemit.

Sepse një sistem i drejtë nuk duhet ta vendosë pacientin përballë zgjedhjes mes dinjitetit dhe sigurisë.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme