Kronika 25 February 2026, 21:04 Nga VNA

Polici qëllon me armë zjarri në ajër pas përplasjes me një grup personash në Kavajë

Ndaje në Whatsapp
Polici qëllon me armë zjarri në ajër pas përplasjes me

Një përplasje është regjistruar në Golem të Kavajës mes Policisë dhe një grupi personash, ku njëri prej tyre rezultonte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në një njoftim zyrtar, Policia bën me dije se rreth orës 19:10, Patrulla e Përgjithshme e Postës së Policisë Golem, së bashku me ndihmësspecialistin e zonës në gatishmëri, gjatë patrullimit kanë konstatuar në rrugë shtetasin A. B., 38 vjeç, i shoqëruar nga persona të tjerë. Ai u ndalua për verifikim pasi njihej nga Policia se ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Sipas uniformave blu, gjatë verifikimit shtetasit iu kërkua shpjegim për thyerjen e masës së sigurisë dhe iu komunikua se do të shoqërohej në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme. Në këto rrethana, A. B. dhe kunati i tij, shtetasi A. Sh., 23 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, të ndihmuar edhe nga familjarë të tjerë të pranishëm.

Për të zbrapsur personat e përfshirë, ndihmësspecialisti i Postës së Policisë Golem ka qëlluar një herë në ajër me armën e shërbimit. Më pas, në mbështetje kanë mbërritur shërbime të tjera policore, të cilat kanë bërë shoqërimin në komisariat të personave të përfshirë në kundërshtimin e Policisë.

Gjithashtu, në Komisariat është shoqëruar edhe shtetasi A. B., për thyerje të masës së sigurisë.

Veprimet hetimore për rastin po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme