Sociale 24 February 2026, 16:11 Nga VNA

Bie sërish shteti online, shumë faqe agjencish (gov.al) nuk hapen, probleme me energjinë

Ndaje në Whatsapp
Bie sërish shteti online, shumë faqe agjencish (gov.al) nuk hapen,

Shumë faqe qeveritare sot, me “domain” për institucionet qeveritare (.gov.al) nuk po arrijnë të hapen.

Është e pamundur të aksesosh institucione të tilla, si Autoriteti i Shërbimit Rrugor, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Agjencia e Trajtimit të Pronave, Agjencia e Trajtimit të Pronave, e shumë të tjera.

Mësohet gjithashtu se rënia e sistemit ka ndikuar në mosfunksionimin e internetit edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Gjatë ditës, në institucion ka pasur ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike.

probleme po raportojnë dhe bizneset, që nuk po arrijnë të fiskalizojnë faturat.

Sipas burimeve nga Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit (AKSHI), që hoston këto faqe dhe menaxhon e-albania dhe domain zyrtar.gov.al, dhe administron qendrën e të dhënave qeveritare dhe sistemin e informacionit të shtetit, thanë se nuk kanë pasur drita disa institucione, ndërsa faqet janë funksionale.

E-Albania ndërkohë është e aksesueshme.

Prej muajsh si bizneset ashtu dhe individët po hasin probleme me aksesin në faqet qeveritare, në një vend që ishte risi në botë për ministren e parë të Inteligjencës Artificiale.

Për javë të tëra sistemi self-care, që përdoret gjerësisht nga bizneset nuk ishte funksional, duke penguar aktivitetin e tyre.

Një javë më parë Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar i Shqipërisë (AFMIS) nuk funksiononte, duke detyruar Agjencinë e Prokurimit Publik të njoftojë institucionet publike duhet të pajisjen me numër transaksioni për procedurat e prokurimit. Procedura e mirëmbajtjes ka mbetur peng i procedurave të prokurimit që nga korriku i vitit të shkuar.

Shumë tendera të mirëmbajtjes ndërkohë anulohen, si psh tenderit i internetit që u zvarrit për një kohë të gjatë për shkak të ankimimeve dhe për të cilin Komisioni i prokurimit Publik dha miratimin në javën e parë të shkurtit. Edhe tenderi i mirëmbajtjes së fiskalizimit është pezulluar disa herë, duke shkaktuar problem me self-care./monitor

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme