Sociale 25 February 2026, 11:55 Nga VNA

Bllokimi i rrugës Librazhd-Prrenjas rrit çmimet e transportit për banorët e Juglindjes

Ndaje në Whatsapp
Bllokimi i rrugës Librazhd-Prrenjas rrit çmimet e transportit

Bllokimi i rrugës Librazhd-Prrenjas pas shembjes masive të dherave ka krijuar jo vetëm izolimin e zonës, por edhe një problem të ri për banorët: rritjen e çmimit të transportit.

Nëse më parë udhëtimi drejt Tiranës kushtonte 700 lekë të reja për biletë, tashmë qytetarët paguajnë 1000 lekë të reja. Banorët shprehen të revoltuar për këtë situatë, duke thënë se devijimi i rrugëve po i bën udhëtimet të shtrenjta dhe të lodhshme.

“Thonë do jetë 10 mijë lekë. Më parë ishte 7. Ne na merrni, merrni atë qen atje që e shikon urën me helikopter. Atje t’i bjerë ndonjë hata në Shkumbin. Për dy persona duhet të paguajmë 20. Rriten çmimet, rrugët nuk bëhen. Vetëm vjedhin. Aq sa ka vjedhur kjo qeveri nuk është vjedhur ndonjëherë kombi. Këtë rrugë e bëjmë shpesh”, tha një qytetar i revoltuar.

Shumë prej tyre shprehin shqetësimin se këto çmime mund të qëndrojnë gjatë, duke i vështirësuar jetesën, veçanërisht pensionistëve. “Ne me 70 mijë pension nuk kemi si t’ja dalim”, tha një tjetër banor.

Fugonat që lidhin Juglindjen me kryeqytetin janë detyruar të ndryshojnë itinerar, duke kaluar përmes segmentit Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, i cili është më i ngushtë, me shumë kthesa dhe i dëmtuar. Kjo ka rritur ndjeshëm kohën dhe kostot operative të udhëtimit.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme