Sociale 24 February 2026, 13:10 Nga VNA

Drejtoresha e shkollës “Fan Noli” bllokon vendosjen e një stoli në kujtim të 14-vjeçarit Martin Cani, aktivistët: u thirr policia për të na larguar

Ndaje në Whatsapp
Drejtoresha e shkollës “Fan Noli” bllokon vendosjen e një

Aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit të prindërve janë përballur sot me refuzimin e drejtueses së shkollës “Fan Noli” për të lejuar vendosjen e një stoli në kujtim të Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga një bashkëmoshatar pranë kësaj shkolle.

Sipas tyre, hyrja është bllokuar me argumentin se mungon leja për vendosjen e stolit, ndonëse prindërit dhe aktivistët pretendojnë se iniciativa është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ka marrë dakordësinë edhe nga zyra arsimore.

Aktivistja Sideorela Vatnikaj shprehu zhgënjimin për situatën, duke deklaruar se drejtoresha nuk ka dalë të komunikojë, por ka thirrur policinë për t’i larguar. Sipas saj, në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe prindërit e Martin Canit, të cilët, siç theksoi ajo, përveç se nuk kanë marrë drejtësi për humbjen e djalit, po përballen edhe me pengesa burokratike.

“Jemi shumë të zhgënjyer dhe të lënduar që kjo çështje po zvarritet. Na është thënë se drejtoresha nuk ka dalë asnjë moment, por ka thirrur policinë për të na larguar me forcë. Nuk na është dhënë asnjë arsye pse nuk duhet të vendoset stoli, ndërkohë që Këshilli Bashkiak dhe zyra arsimore e kanë miratuar,” u shpreh Vatnikaj.

Ajo shtoi se drejtuesja e shkollës, si përgjegjëse për sigurinë e nxënësve, duhej të ishte e para e interesuar për një akt simbolik që, sipas saj, do të shërbente për ndërgjegjësimin e fëmijëve.

Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur disa ditë më parë brenda ambienteve të shkollës për motive të dobëta dhe, megjithëse dukej i shuar, u rindez sërish përpara ngjarjes tragjike.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme