Bota 25 February 2026, 22:29 Nga VNA

Bill Gates pranon takimet me Epstein dhe kërkon ndjesë

Ndaje në Whatsapp
Bill Gates pranon takimet me Epstein dhe kërkon ndjesë

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar para fondacionit të tij bamirës se është takuar me financierin e dënuar për krime seksuale Jeffrey Epstein, si dhe ka konfirmuar lidhje me dy gra ruse, duke kërkuar ndjesë për vendimet e tij.

Gates theksoi se nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Ai pranoi se u takua me Epstein në vitin 2011, tre vite pasi ky i fundit ishte dënuar, duke shtuar se nuk e kishte verifikuar siç duhet të kaluarën e tij.

Sipas raportimeve, kontaktet mes tyre vazhduan deri të paktën në vitin 2014 dhe miliarderi ka pranuar se kaloi kohë me Epstein jashtë SHBA-së, por mohoi të ketë vizituar ishullin Little Saint James. Emri i Gates përmendet në dokumentet e publikuara lidhur me çështjen, megjithatë ai nuk është akuzuar nga asnjë viktimë.

Ish-bashkëshortja e tij, Melinda French Gates, ka deklaruar më herët se të gjithë të përfshirët në çështjen Epstein duhet të mbajnë përgjegjësi. Çifti u divorcua në vitin 2021.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme